“Rihapja e kazinove” – ministrja e Financave Anila Denaj flet në Open

23/09/2020 23:21

Ministrja e Financave Anila Denaj foli mbrëmjen e sotme në “Open” për rihapjen e kazinove duke thënë se bëhet fjalë për kazino kombëtare në një zonë.

“Për çfarë po flasim? Bastet sportive dhe kazinotë elektronike nuk kanë qenë dhe nuk do të jenë. Po flasim për një VKM që del në frymë të ligjit.

Do kemi kazino kombëtare në një zonë. Tani do të ketë garë, ai që do ta hapë le të garojë”- tha Denaj.

Top Channel