KUKËS- Anëtarësia e Partisë Demokratike nis nesër votimin për kandidatët potencialë për deputetë.

Top Channnel ka mundur të zbardhë emrat të cilët i kane shkuar bazës për votim nga komisioni i vlerësimit të kandidatëve.

Sipas udhëzimit të firmosur nga sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi  anëtarësia e qarkut Kukës  do të shprehet nesër me votë kontestuese për listën e kandidatëve të cilët kanë kaluar filtrin e komisionit të vlerësimit.

Dega Kukës, Qarku Kukës:

1. ADMIR SINAMATI
2. ARBEN CEJKU
3. BASHKIM SHEHU
4. IBRAHIM BRUKA
5. SAHIT PRIZRENI
6. VJOLLCA VATA

Dega Tropojë, Qarku Kukës:

1. BESNIK DUSHAJ
2. FERIDE RRAHMANI
3. ISUF ÇELA
4. LUSH SUSAJ
5. MIMOZA HAJDARMATAJ
6. XHEM NEZAJ

Dega Has, Qarku Kukës:

1. AVENIR PEKA
2. DEMUSH KASTRATI
3. ELEZ MACI
4. ISMET JAKU
5. ZENEL KASTRATI

Pas përfundimit të procesit të konsultimit me anëtarësinë, kandidatët që konfirmohen nga antarësia, i nënshtrohen vlerësimit të Komisionit në fazën e tretë, ku secili anëtar voton bazuar kryesisht në vlerësimin e performancës politike të kandidatit dhe mundësinë e maksimalizimit të votës. Pas këtij vlerësimi, rreth 300 kandidatë që do të kalojnë edhe fazën e tretë, lista i dorëzohet për vendimmarje finale Kryesisë së Partisë Demokratike.

Vijon…

Top Channel