Për të gjithë të apasionuarit e komedisë së famshme “Friends”, ka një lajm te mire. Bëhet fjalë për një episod te tij që transmetohet me qëllim bamirësie.

E veçanta? 6 të ftuarit, që do të interpretojnë protagonistët janë 6 aktorë me ngjyrë. Sterling K. Brown, Uzo Aduba, Ryan Bathe, Aisha Hinds, Kendrick Sampson e Jeremy Pope.

Aktorët sollën një episod të sezonit të tretë “The One Where No One’s Ready “, ku Brown interpretoi personazhin e Rossi-it, Bath ( bashkëshortja e Sterling K. Brown në jetën reale) Rachelin, Aduba në rolin e Pheobe-t, Hinds, Monikën, Sampson Joey-in dhe në rolin e Chandlerit, Jeremy Pop.

Spektakli, i pagëzuar si “Friends” në variantin afrikan, dhe që u drejtua nga aktorja Gabrielle Union, ben pjese e ciklit Where It Happens, kishte për qëllim sensibilizimin e fansave për të votuar.

Top Channel