Berlini i kthehet Londrës: Hiq dorë nga lojërat!

24/09/2020 05:28

Presidenca e Këshillit të BE i kërkoi Britanisë së Madhe të ndryshojë kurs. “Të dashur miq në Londër, lërini lojërat”, deklaroi Ministri gjerman i Shtetit për Evropën, Michael Roth, i cili ishte jashtëzakonisht i qartë.

Në negociatat për marrëdhëniet e ardhshme me Bashkimin Evropian, ekziston gatishmëria që të lidhet një marrëveshje e drejtë, por koha po ikën. Për rezultatet e negociatave të deritanishme jemi vërtet të zhgënjyer, tha Michael Roth, që përfaqëson Presidencën aktuale të Këshillit Gjerman të BE në Bruksel.

Sipas një zëdhënësi, kryenegociatori i BE Michel Barnier dëshiron të diskutojë statusin e negociatave me kolegun e tij britanik David Frost të mërkurën dhe të përgatisë raundin tjetër të negociatave javën e ardhshme. Komiteti i përbashkët për zbatimin e marrëveshjes së daljes nga BE, që është tashmë në fuqi, do të mblidhet të hënën e ardhshme.

Nënkryetari i Komisionit të BE, Maros Sefcoviç tha se do të takonte ministrin britanik Michel Gove – pak përpara një afati të fundit të muajit nga Brukseli për Britaninë e Madhe që të braktisë Projektligjin e Tregut të Brendshëm.

Qeveria Britanike e Kryeministrit Boris Johnson dëshiron ta anulojë pjesërisht këtë marrëveshje me të ashtuquajturin Ligj të Tregut të Brendshëm dhe po shkakton zemërim në Bruksel. Nga ana tjetër, BE po kërkon përfundimisht një largim nga planet britanike më e shumta deri në 30 shtator.

Top Channel