Autobusi me fëmijë përplaset me kamionin, të paktën katër persona kanë ndërruar jetë (FOTO+ VIDEO)

23/09/2020 21:13

Të paktën persona kanë humbur jetën dhe nëntë të tjerë janë lënduar, si pasojë e një aksidenti në Kinë.

Raportohet se në aksident është përfshirë një minibus që po transportonte fëmijët e kopshtit dhe një kamion. Ngjarja thuhet se ka ndodhur në qytetin Yuzhou në provincën Henan.
Në pamjet e publikuara, shihen njolla gjaku ngado, si edhe persona me plagë të konsiderueshme në trup.

Ende nuk dihen shkaqet kryesore të këtij aksidenti, por policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur dinamikën e plotë të saj.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel