Gazetari Besart Kadia tha në “Open” se të gjitha investimet në shëndetësi ndodhin para zgjedhjeve dhe qëllimi i vetëm i tyre është për të siguruar votat.

Ai tha se rritja e pagave nga viti 2013 deri në vitin 2017  ka qenë 0, ndërsa në zgjedhje është rritur me 20%.

“Nga viti 2013 deri 2017 rritja ka qenë 0, në zgjedhje është rritur me 20% dhe tani është rritur, është blerje votash me para publike, që rriten 3 muaj para zgjedhjeve. Nuk është koecidencë. Por e keqja është se njerëzit harrojnë shumë shpejt, këto 6 muaj janë për zgjedhjet. Këto paga janë për vota jo për industrinë”, tha ai.

Top Channel