​Morata: Kisha dëshirë të rikthehesha te Juventusi

23/09/2020 20:50

Alvaro Morata beson se ai kthehet te Juventusi si një lojtar më i mirë dhe se gjithmonë kishte një dëshirë të rikthehej në “Alianz Arena”.

Juventus e ka rikthyer sulmuesin spanjoll i cili i kaloi dy sezone te “zonja e vjetër” mes viteve 2014-2016, përcjellë KosovaPress.

“Është një ndjenjë fantastike të rikthehem këtu”, u shpreh Morata për “Juventus TV”.

“Gjithmonë tërhiqesha nga mundësia të jem këtu. Mezi po pres të takohem me ekipin tim të ri. Aventura e parë ishte shumë pozitive Tani besoj se jam lojtar më i mirë. Jam rritur në shumë aspekte të jetës sime. Gjithmonë do të jem i gatshëm për Juventusin”, shtoi spanjolli.

“Ky është një klub dhe një familje e madhe. Kur jeni në një klub ku ndiheni si në shtëpinë tuaj, ju gjithmonë keni një dëshirë për t’u rikthyer”, tha ish-sulmuesi i Real Madridit.

Top Channel