Putin tregon forcën ushtarake/ Paratrupat ruse lëshohen masivisht në manovrat spektakolare në Bjellorusi (video)

23/09/2020 19:58

Paratrupat ruse lëshoheshin sot në masë nga avionët në Bjellorusi, si pjesë e manovrave të përbashkëta ushtarake, teksa presidenti Alexander Lukashenko bëri betimin e panjoftuar për mandatin e gjashtë.

Analistët thanë se manovrat ushtarake “Vllazëria Sllave” ishin një shfaqje e hapur e mbështetjes së Vladimir Putin për Lukashenko, i cili qëndron në zyrë prej 26 vitesh.

Ministria bjelloruse e mbrojtjes tha se 900 vetë personal ushtarak rus morën pjesë në manovra dhe 100 mjete ushtarake.

Ceremonia surprizë e Lukashenkos u denoncua si ilegjitime nga opozita dhe shumë qeveri perëndimore thonë se nuk e njohin si president.

Opozita ka mbajtur më shumë se gjashtë javë protesta duke kërkuar dorëheqjen e tij ndërsa BE dhe SHBA po përgatisin sanksione kundër zyrtarëve zgjedhorë të vendit dhe atyre përgjegjës për shtypjen e ashpër të protestave.

Në rrjetet sociale në vend vazhdojnë të qarkullojnë zhurma për protesta edhe gjatë natës së sotme.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel