Cërrik- Ministria e Mbrojtjes ka dhënë informacion zyrtar për tërmetin që lëkundi Shqipërinë gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Sipas  Ministrisë së Mbrojtjes nga informacionet paraprake nuk raportohet për dëme apo të lënduar.

“Sipas informacioneve paraprake, me datë 24.09.2020 ora 01:25:10 IGJEUM ka regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitudë 4.5 ballë me thellësi 20 km në veriperëndim të qytetit Cerrik. Nga komunikimi me Policinë e Shtetit dhe me Mbrojtjen Civile në Prefekturën Elbasan, nuk raportohen dëme apo probleme te ndryshme”, njofton Ministria e Mbrojtjes.

Top Channel