Një fëmijë gjashtë muajshe në shtetin amerikan të Utah ka thyer një rekord botëror dhe është bërë personi më i ri ndonjëherë që ka bërë ski uji.

Një video që është bërë virale në internet dhe ka filluar një debat të nxehtë në mediat sociale tregon Rich Humphreys që bën ski në ujë në Liqenin Powell. Videoja u postua për herë të parë në Instagram nga prindërit e vogëlushit, Kejsi dhe Mindi Humpherys, nga ku u përhap shpejt, raporton faqja e lajmeve UPI.

Videoja e ngarkuar në një llogari në Instagram kushtuar vogëlushit, e tregon atë duke u mbajtur fort në një pjesë metalik ndërsa tërhiqej përgjatë liqenit nga një anije. Babai i tij duket se është në një varkë tjetër, duke u kujdesur për fëmijën, i cili u pa i veshur me një xhaketë shpëtimi dhe me këmbët e lidhura mirë në bord që mos të rrëzohej.

 

Top Channel