Carabao Cup/ Chelsea fiton me goleadë, Arsenal eliminojnë Leicester

23/09/2020 22:57

Janë luajtur mbrëmjen e sotme disa prej ndeshjeve të raundit të tretë të Carabao Cup.

Fitore spektakolare për Chelsea-n që ka mundur 6-0 Barnsley-in, skuadër që luan në Championship. Protagonisti i mbrëmjes ka qenë Havertz, lojtari i blerë këtë verë nga Leverkusen, i cili ka realizuar tre gola.

Ka qenë një mbrëmje historike për yllin gjerman, i cili ka realizuar për herë të parë tre gola në një ndeshje në karrierën e tij si profesionist.

Fitore edhe për Arsenal-in që ka eliminuar Leicester-in falë një autogoli të Fuchs dhe një goli të Nketiah në pjesën e dytë.

Është kualifikuar në raundin e katërt të kompeticionit edhe Everton, që ka mundur 5-2 në transfertë Fleetwood, ekipi i kategorisë së tretë të futbollit anglez. Protagonisti i ndeshjes ka qenë Richarlison, autor i dy golave.

Top Channel