Humb jetën 14-vjeçari në Maliq, vuante nga epilepsia
Neritan Sejamini duke folur në Open për pagat e mjekëve dhe pakënaqësive të këtyre të fundit tha se sot paga e tyre është më e vogël se e shoferit të ministres, duke ju drejtuar Anila Denajt në studio.
“Mjekët këtu bëjnë operacione të vështira, po rrogën e kanë më të vogël se paga e shoferit e të ministres. Këtu shëndetësia mbahet nga mjekët, t’i frenojmë të ikin nga Shqipëria”, tha ai.
Ndërkohë Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj, tha sot në emisionin ‘Open” se rritja e pagave të infermierëve dhe mjekëve do të bëhet në masën e 40%. Ajo shtoi e kjo do të kaloi me Vendim Qeverie brenda muajit shtator.
Top Channel