Durrësi sot pa ujë, OST ndërpret energjinë elektrike në dy stacionet e pompimit

24/09/2020 10:27

Ujësjellësi i Kanalizimeve në Durrës njofton se ditën e sotme qyteti do të ketë probleme me furnizimin me ujë.

Në njoftim thuhet se për shkak të punimeve në linjat e transmetimit, OST ka ndërprerë energjinë elektrike në dy stacionet e pompimit në Fushë Kuqe dhe Fushe Milot,

nga ora 09.00 e ndërprerja do të vijojë deri në 16.00.

Për këtë arsye e gjithë zona e Durrësit mund të ketë probleme të përkohshme të furnizimit me ujë.

Njoftimi i plotë:

Ujesjelles Kanalizime Durres njofton abonentet se gjate dites se sotme mund te kete crregullime ne furnizimin me uje te pijshem. OST ka nderprere energjine elektrike ne dy stacionet e pompimit ne Fushe Kuqe dhe Fushe Milot nga ora 09.00 deri ne 16.00 pasi eshte duke kryer punime ne linjat e transmetimit. Per kete arsye e gjithe zona e Durresit mund te kete probleme ne furnizimin me uje. UKD kerkon mirekuptimin e qytetareve per kete situate te perkoheshme.

Top Channel