Në Libi rrëzohet avioni me mercenarët e lidhur me kompaninë ruse të sigurisë, Wagner

24/09/2020 08:10

Ushtria e Libisë deklaroi se në rajonin Sukne u rrëzua një helikopter që transportonte mercenarët e lidhur me kompaninë ruse të sigurisë, Wagner.

Zëdhënësi i Zyrës së Operacionit të Përbashkët në Sirte dhe Cufra, Gjenerali Abdulhadi Dirah në deklaratën e bërë për gazetarët tha se në rajonin Sukne, që ndodhet në afërsi të bazës ajrore ushtarake në Cufra, në orën 8.00 me orën lokale ra një helikopter që transportonte mercenarët e kompanisë ruse të sigurisë, Wagner, shkruan TRT.

Ndërkohë që bëri të ditur se shpërtheu edhe municioni që ndodhej në avion, Dirah nuk dha detaje të mëtejshme në lidhje me ngjarjen.

Top Channel