Një shtetas kosovar është arrestuar gjatë mëngjesit të së enjtes (24.09.2020) në pikën kufitare të Morinës.

Shtetasi N.B, 35 vjeç u kap pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga  Gjermania.

35 vjeçari është dënuar nga Gjykata e Dortmundit për veprën penale “ Vjedhje”.

Ndërsa pritet të ekstradohet drejt Gjermanisë për të kryer dënimin.

 

Top Channel