E enjte, 01 Tetor 2020
15:30
Meta vlerëson me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh” kryetarin e shoqatës së pensionistëve në Shqipëri

Me rastin e Ditës Botërore të të Moshuarve, Presidenti i Republikës Ilir Meta vlerësoi sot kryetarin e shoqatës “Bashkimi i Përgjithshëm i Pensionistëve të Shqipërisë”, Faik Xhani me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”.

15:25
Gara me kuaj në Darzezë/ Adhuruesit e hipizmit mblidhen buzë detit

Pas Kitesurfing, te apasionuarit pas sporteve po zhvillojnë gara me kuaj përgjatë vijës bregdetare të plazhit të Darzezës në Fier.

15:22
Dita botërore e kafes/ Festa me kafen më të mirë, “Lori Caffe”

Kafeja është pija më popullore në glob, zgjon botën me shijen dhe aromën. Kafeja është institucion.

15:20
Greqia shtyn përsëri sërish masat kufizuese, cilat kategori përjashtohen

Greqia ka rinovuar deri në 12 tetor masat kufizuese me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Turqinë për shkak të përhapjes së pandemisë së COVID-19.

15:13
Sot u hapën restorantet/ Lejohet shërbimi në ambientet e brendshme, por me maska

Nga sot në 1 tetor fillojnë të funksionojnë bare e restorantet, por sigurisht sipas një protokolli të caktuar.

15:09
Aksident në Durrës! Makina përplas një person me biçikletë

Një aksident automobilistik ndodhi pak minuta më parë pranë kryqëzimit të stadiumit në Durrës.

15:05
“GRAND HOTEL”, seriali hit i Netflix, së shpejti në Top Channel!

Një prodhim i jashtëzakonshëm, më i shituri në Evropë e botë, seriali hit i Netflix “GRAND HOTEL”, vjen ekskluzivisht në ekranin e Top Channel.

15:05
Gjyqtarja e akuzuar për korrupsion/ Mimoza Margjeka në apel kërkon lirimin nga akuzat

E vendosur në qendër të hetimeve për korrupsion pasi dyshohet se zbuti masën ndaj një të paraburgosuri duke e shpërblyer me euro, gjyqtarja Mimoza Margjeka përsëriti sërish me tone të larta se është viktimë e një vendimi të shpallur prej saj një viti më parë.

15:01
Berzh ul vlerësimin për Shqipërinë/ Në 2020 ekonomia, minus 9 %, në 2021 rritet vetëm me 4.5%

Shpresat për të pasur më shumë të ardhura dhe një rimëkëmbje të shpejtë të ekonomisë janë zbehur edhe për vitin e ardhshëm, pasi Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka ulur ndjeshëm parashikimin për rritjen ekonomike gjatë 2021.

14:56
Legalizimi i kanabisit/ Zelanda e Re “e lë pas dore”

Besohet se është vendi i parë në botë që do ta cojë legalizimin e kanabisit rekreativ në votim publik kombëtar.

14:55
Ligjvënësit amerikanë paralajmërojnë për rrezikun në rritje të Kinës

UASHINGTON – Ligjvënësit amerikanë po paralajmërojnë për rrezikun në rritje nga Kina.

14:54
Këngëtarja shqiptare, Ava Max nxjerr albumin e parë

Fenomeni i popit, shqiptarja Ava Max debuton me albumin e saj të parë, i cili ka ne qendër të vet dyzimin e qenies njerëzore dhe sfidat që duhet të përballojmë gjatë jetës.

14:51
Tapë në timon, pa patentë e tregti droge, ‘Shigjetat‘ arrestojnë 8 persona në Tiranë

Dy persona në kërkim janë kapur ditën e sotme, ndërsa gjithashtu kanë rënë në pranga edhe 6 shoferë.

14:45
“Shkeli marrëveshjen”/ BE, gjyq Londrës për Brexit

Bashkimi Europian ka nisur procedurat ligjore kundër Britanisë së Madhe pas refuzimit të kësaj të fundit për të hequr dorë nga plani i anashkalimit të disa pjesëve të marrëveshjes së Brexit të arritur me bllokun.

14:35
Tërmet i fortë në Greqi, aktivizohet protokolli për shpërthim vullkani…

GREQI-Një tërmet i fortë është regjistruar në Egjeun Jugor, afër Nisyros.

14:21
Veliaj nis turin në çdo njësi: Po mbyllim pagesat e dëmshpërblimeve të tërmetit, spekulantët të mos e përdorin fatkeqësinë për fushatë

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka nisur një tur nëpër të gjitha njësitë administrative të Tiranës, për të ndjekur ecurinë e procesit të rindërtimit, por edhe për të inspektuar investimet e bashkisë në çdo zonë.

14:17
Mbledhja e Këshillit Politik pa konsensus/ Bylykbashi: Këmbëngulëm t’i drejtohemi OSBE/ODIHR! Vasili: Kërkojnë të miratojnë ligjin që u leverdis

Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik, ku palët nuk gjetur akoma dakordësi, përfaqësuesi i opozitës së bashkuar, Oerd Bylykbashi, tha se opozita vijon të kërkojë me ngulë që palët t’i drejtohen OSBE/ODIHR për pikat ku nuk gjendet konsensusi por sipas tij mbledhja u mbyll pasi Gjiknuri u largua.

14:15
​Pse burrat gjejnë një të dashur të re menjëherë pas ndarjes

Burrat nuk vuajnë shumë pas një shkatërrimi dashurie, por ata shpejt gjejnë një zëvendësim.

14:13
​Hoti: Asociacioni është temë e mbyllur, dialogu nuk do të ngecë për shkak të Kosovës

Kryeministri Avdullah Hoti është shprehur i sigurt se Kosova nuk do të bëjë kompromise për të arritur marrëveshjen finale me Serbinë.

14:12
Lejimi i simboleve kombëtare në Mal të Zi/ Shqiptari që u arrestua se mbajti flamurin: Emocione të papërshkrueshme!

 Maratonomaku shkodran,  Irfan Domnori, i cili është arrestuar nga autoritet malazeze se mbante flamurin kombëtar shqiptar në dorë është shprehur shumë i gëzuar për “Shqipëria Live”, pas vendimit të Malit të Zi për lejimin e simboleve kombëtare.

14:12
​Dhjetë gjëra që tregojnë se po e kaloni kohën dhe jetën tuaj në mënyrë të gabuar

Gjithkush ka nocionin e tij për një jetë kuptimplote dhe të përmbushur, por ka disa bindje të pranuara përgjithësisht se jeta nuk bëhet ashtu siç duhet.Gjeni se cilat 10 shenja zbulojnë se ju po humbni jetën tuaj dhe po humbni kohë për gjëra të gabuara.

14:09
Hajdari thirrje për bojkot opozitë parlamentare: Refuzoni të shkoni në mbledhje deri në hapjen e listave 100%

Deputetja Rudina Hajdari pas përfundimit të Këshillit Politik, ka folur për mediat duke thënë se opozita parlamentare nuk negocion për sovranitetin e popullit.

14:02
​Kepa pritet të qëndrojë te Chelsea

Chelsea janë duke u përballur me faktin që transferi më i shtrenjtë i tyre, portieri Kepa Arrizabalaga, do të qëndrojë me klubin edhe në bankën rezervë, pasi asnjë klub deri tani nuk janë të interesuar për gardianin spanjoll.

13:58
‘T’i drejtohemi ODIHR’/ Përfundon mbledhja e Këshillit Politik, Gjiknuri-opozitës: Hajdeni me një produkt fillimisht

“Thirrja ime publike është se nëse dëshiron konsensus hajde me një produkt me një model Evropian. Nëse nuk e pranojmë hajde ta çojmë tek ODHIRI. Jo me produkt origjinal ballkanik. Patjetër që nuk ka shumë kohë.”

13:58
​Para mbledhjes së dy qeverive kërkohet heqja e barrierave tregtare në mes të Kosovës dhe Shqipërisë

Në prag të mbledhjes së përbashkët mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë më 2 tetor, ku pritet të nënshkruhen marrëveshje të reja, Instituti GAP, Instituti Riinvest dhe Qendra Shqiptare për Konkurrueshmërinë dhe Tregtinë Ndërkombëtare (ACIT), kërkojnë zbatimin e marrëveshjeve të kaluara tregtare.

13:56
Bosnje, vriten emigrantët/ Afganët sulmojnë pakistanezët

Përleshje të dhunshme kanë shpërthyer mes emigrantëve në veriperëndim të Bosnje Hercegovinës.

13:53
Roli që i ndryshoi jetën, Julia Roberts: Ishte për një tjetër…

“Mystic Pizza” ishte filmi që i ndryshoi jetën Julia Robertsit. Roli interpretuar atje praktikisht i hapi dyert e Hollivudit, e u pasua nga një karrierë brilante që i solli publikut divën të cilën të gjithë e njohim sot.

13:46
Këshilli Politik, Murrizi: U ka ngecur sharra në gozhdë! Nuk garoj në koalicion me asnjë prej tyre, kam kontaktuar me OSBE

Deputeti i opozitës parlamentare Myslym Murrizi vendoi të largohet nga mbledhja e Këshillit Politik që u mbajt ditën e sotme.

13:45
Nuk përkojnë numrat/ Presidenti serb: Do të bëhet rishikim i shifrave të Covid 19

Në Serbi janë shtuar zërat sipas të cilave shifrat e vdekjeve nga Covid 19 janë shumë larg realitetit.

13:38
Arrestimet në Kosovë, sfidohet autoriteti i Speciales

Që në seancat e para gjyqësore, avokatët e të akuzuarve në Kosovë e kanë vënë në pikëpyetje mandatin dhe juridiksionin e Gjykatës Speciale.

13:33
Spiropali i thotë ‘Skënderbeu’/ Balluku zbulon “pseudonimin” me të cilin e thërret Ramën

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ditën e sotme ishte për një inspektim në nënstacionin elektrik të Kombinatit së bashku me kryeministrin Edi Rama.

13:31
Emrat/ OFL zbarkon në Dibër, u kërkon deklarimin e pasurisë tre të dënuarve për vrasje

Operacioni Forca e Ligjit u ka kërkuar deklarimin e pasurisë 3 shtetasve të dënuar veprën penale “Vrasja me paramendim”.

13:24
E pazakontë në Krujë/Tërmeti shemb shkollën, mësim në qendrën shëndetësore

Qendra shëndetësore “Nuaje Cudhi” në fshatin Nuaje të Krujës është kthyer në të vetmin vend për të zhvilluar mësimin për 23 nxënësit e shkollës së shembur.

13:12
Ushtria armene vazhdon të pësojë humbje ushtarake, momentet e bombardimeve me raketa nga azerët

Ushtria azerbajxhanase, në kundërsulmin e filluar për të çliruar tokat e saj të pushtuara pas sulmeve të Armenisë, vazhdon të shkaktojë humbje të mëdha për ushtrinë armene.

13:02
Emri/ Nuk ndaloi dhe përplasi policin me Audin e tij, arrestohet 32-vjeçari i shumëkërkuar për pengmarrje e armë pa leje

Fushë Krujë- Nuk i bind urdhrit për të ndaluar, aksidentoi punonjësin e Policisë dhe u largua nga vendngjarja, kapet në kohë rekord autori i dyshuar.

12:57
E quajti shalqi të papjekur/ Basha i përgjigjet Ramës: Gërrvërret prej palaçoje nuk e mbulojnë dot dështimin tënd

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i është kundërpërgjigjur kryeministrit Edi Rama pasi ky i fundit tha se plani i Bashës është si një tramvajë me shalqi të papjekur.

12:48
Fillon gërmimi në burgun e Burrelit për gjetjen e varreve të humbura në komunizëm

Gërmimi për gjetjen e varreve të humbura në komunizëm ka nisur në oborrin e burgut të Burrelit.

12:41
Nënat e fuqishme zbulojnë trupin e shkatërruar pas lindjes: Nuk ka asgjë të keqe të… (FOTO)

Ndodh shpesh që femrat të kenë probleme me trupin e tyre pas lindjes së fëmijëve. Madje sipas ekspertëve, 10 për qind e nënave të reja bien në depresion pas lindjes. Një nga arsyet është pikërisht pesha që marrin nga shtatzënia dhe shenjat që ajo lë pas.

12:40
Operacion anit-drogë në Vlorë/ Arrestohet kryeplaku i fshatit e inspektori, në kërkim 3 të tjerë

Një operacion antidrogë në dy fshatra të Vlorës ka sjellë arrestimin e kryeplakut  dhe inspektorit të zonave të mbrojtura, shpalljen në kërkim të dy kultivuesve dhe një kryeplaku tjetër e hapjen e hetimeve për një inspektor.

12:34
Bayern nuk ndalet/ Bavarezët fitojnë edhe superkupën

Bayern vazhdon të koleksionojë trofe për vitin 2020. Skuadra e drejtuar nga hansi Flick fitoi edhe Superkupën e Gjermanisë teksa në Allianz Arena mposhti Borussia Dortmund me rezultatin duke e cuar në 5 numrin e trofeve të fituar për këtë vit kalendarik.

12:34
Manastirliu në Shtëpinë e të Moshuarve: Vaksinim falas për të moshuarit dhe stafet e qendrave të kujdesit social

Tiranë- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale Ogerta Manastirliu, në Ditën Botërore të të Moshuarve, ka vizituar të moshuarit në Shtëpinë e të Moshuarve në Tiranë.

12:32
Diskutime për antikitetin/ Durrësi, qyteti ku fshihet origjina

E kaluara është një nga vlerat dhe dëshmitë më të çmuara për zhvillimin e çdo qytetërimi dhe kush më shumë se Durrësi mund të krenohet me historinë e tij, teksa bashkëjeton çdo ditë me të.

12:29
Sot ndeshja Young Boys – Tirana/ Në Bernë për Europa League

Tirana është klubi i vetëm shqiptar që konkuron në arenën evropiane. Skuadra 25 herë kampione e Shqipërisë është në fazën e Playoffit të europa league ku do të luajë ndaj Young Boys për të realizuar ëndrrën e për të bërë historinë e të kualifikohet në fazën e grupeve të këtij kompeticioni.

12:29
Modelja britanike nuk lë vend për imagjinatë (FOTO)

Demi Rose njihet për format e saj trupore, falë të cilave ka arritur të grumbullojë rreth 15 milionë ndjekës në Instagram.

12:28
(Fotot) Prej disa ditësh në luftë ta ashpër/ Por çfarë kanë në dispozicion Armenia e Azerbajxhani, krahasimi nga ushtarët tek super-avionët gjuajtës

Rajoni i diskutueshëm i Nago-Karabakut në Kaukazin e Jugut është në zemër të një grindjeje të armatosur për dekada të tëra midis fqinjëve Armeni dhe Azerbajxhan, për të cilën ka shpërthyer edhe një luftë në ditët e fundit.

12:21
Kalo në digjital me Digitalb! Fiken trasmetuesit në Shkodër, Elbasan, Lezhë dhe Vlorë

Ditën e djeshme, datë 30 shtator është finalizuar kalimi nga sistemi analog në atë numerik për transmetimet televizive në qarqet Elbasan, Shkodër, Lezhë dhe Vlorë, duke mos lejuar funksionimin e kanaleve televizive.

12:20
Basha, takime me biznesin e vogël/ Kreu i PD vazhdon takimet në Durrës

Turi i takimeve te kryetarit demokrat Lulzim Basha ka vijuar ne Durrës, ku ai ka bashkëbiseduar më përfaqësues të biznesit të vogël.

12:12
Mungesë gjaku për talasemikët/ Në Lushnje po dhurohet më pak për shkak të frikës nga Covid

Sigurimi i gjakut për të sëmurët talasemikë në bankën e gjakut në Lushnje vazhdon të jetë një sfidë. Janë rreth 117 talasemikë që çdo 21 ditë paraqiten në bankën e gjakut në Lushnje për të marrë gjak.

12:06
Armenia ka angazhuar mercenarë në zonat e pushtuara në Azerbajxhan

Azerbajxhani deklaroi se administrata e Erevanit duke angazhuar mercenarë të huaj në zonat e okupuara tregon se terrorizmi është pjesë e politikës shtetërore të Armenisë.

12:05
Asnjë dritë të bardhë në Këshillin Politik, Gjuknuri-Opozitës: Jo kërkesa të njërës palë, doni të zvarrisni procesin

Mazhoranca dhe opozita e bashkuar nuk kanë dalë në asnjë kompromis deri më tani në mbledhjen e Këshillit Politik që po mbahet ditën e sotme.

12:05
Rama ironizon programin e opozitës: Tramvaja e Lulit me shalqi që nuk piqen…

Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar lidhur me programin e kreu të PD-së Lulzim Basha të propozuar për të dalë nga kriza e krijuar nga Covid-19.

11:59
Akuzohet se u korruptua me 6 mijë euro/ Apeli e lë në arrest shtëpie, gjyqtarja Mimoza Margjeka përplaset me policinë

TIRANË – Apeli i GJKKO e Apelit ka lënë në fuqi masën e arrestit të shtëpisë për gjyqtaren Mimoza Margjeka. Në dalje nga seanca Margjeka ka kërkuar që të flasë për mediat por në këto momente ajo është konfliktuar me policinë që ishin aty për ta shoqëruar.

11:47
Njihuni me dietën e famshme të çiftit të famshëm Beckham

Victoria Beckham dhe bashkëshorti i saj, David, kanë ndryshuar zakonet e tyre të të ngrënit si pjesë një “jave wellness” në Baden-Baden, Gjermani

11:41
Dita ndërkombëtare e kafes, bota kremton 1 tetorin

Çdo vit në 1 tetor, bota kremton atë që është një ditë mjaft e veçantë për të: ditën ndërkombëtare të kafes, si homazh për miliona njerëz anekënd globit duke nisur nga prodhuesit e saj, fermerët, baristët, kafenetë dhe të gjithë të tjerët e përfshirë në këtë industri.

11:40
Droni i ndoqi nga pas/ Momenti kur azerët shpërthejnë autokolonën armene

Pamje të reja janë publikuar në Azerbajxhan na lufta e ashpër që po bëhet mes këtij shteti dhe Armenisë në rajonin e Nagorno Karabakh.

11:38
Çfarë kërkon më shumë një vajzë tek partneri, mësoni karakteristikën e çuditshme

Në një studim ku morën pjesë 2.000 persona, rezultoi se për pothuajse 87% të vajzave sensi i humorit është ai që vlerësojnë dhe duan më shumë, ndërsa njësoj mendojnë edhe 80% e meshkujve për to.

11:30
Koronavirusi ul kërkesën për naftë, Shell shkurton 9 mijë vende pune

Gjiganti holandezo-britanik i naftës Shell planifikon të shkurtojë 7,000 deri në 9,000 vende pune, për shkak të rënies së kërkesës për naftë që ka shkaktuar pandemia e koronavirusit.

11:27
Pamjet/ Avionët përplasen në ajër, rrëzohet një F-35B me vlerë 100 mln dollarë

Një aksident ajror është regjistruar në Kaliforni ku një avion luftarak F-35B u rrëzua pranë detit Salton

11:22
Fotot/ Fifi i shkon për vizitë Fjolla Morinës ndërsa qëndron në arrest shtëpie

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, po vazhdon të vuajë masën e dënimit “Arrest shtëpiak” për 20 ditë në qytetin e Kukësit, ndërsa pranë saj është gjendur Fifi.

11:19
Gjenden super-antitrupat, bllokojnë sulmin e koronavirusit

Shkencëtarët kanë zbuluar dy të ashtuquajtur “super antitrupa” të cilët bllokojnë depërtimin e virusit Sars Cov 2 në qeliza.

11:12
Fotoja epike/ Dua Lipa ironizon Donald Trump

Artistja shqiptare Dua Lipa, vazhdon të jetë personazh mjaft i ndjekur në rrjetet sociale, ndërsa ka bërë bujë ironia e përdorur ndaj presidentit të SHBA-së Donald Trump.

11:09
Fyerjet mes Trump e Biden/ Ndryshojnë rregullat e debatit

Komisioni që mbikëqyr debatet presidenciale të SHBA njoftoi se do të ndryshojë formatin për t`u siguruar që dy takimet e mbetura mes Donald Trump dhe Joe Biden të jenë më të rregullta.

11:05
Juan Mata lavdëron Van de Beek: Lojtar i mençur

Mbrëmë është luajtur ndeshja mes Brighton dhe Manchester United në kuadër të Carabao Cup, ku “Djajtë e Kuq” triumfuan me rezultat bindës 0:3.

11:05
Aktivitet bastesh sportive, në pranga 3 persona e vihet nën hetim një 23-vjeçar

Tre persona kanë rënë në pranga ndërsa një tjetër është vënë nën hetim ditën e sotme në Tiranë pasi kanë luajtur baste sportive.

11:05
“Vrasësi i twitterit”, fajtor për vdekjen e nëntë personave: Viktimat ma dhanë lejen vetë!

I ashtuquajturi “Vrasësi i Twitterit” në Japoni u deklaruar fajtor për vdekjet e nëntë personave të cilët i kishte kontaktuar përmes platformës sociale.

11:01
I dehur në timonin e Audit/ Arrestohet 35-vjeçari i shpallur në kërkim në Durrës

Durrës – Një 35-vjeçar i shpallur në kërkim ka rënë në prangat e policisë së Durrësit.

10:59
Nagorno Karabak, Rusia: Uluni e bisedoni, përndryshe…

Rusia është ofruar të ndërmjetësojë bisedimet për t’i dhënë fund luftimeve që kanë shpërthyer mbi të ardhmen e Nagorni Karabakut.

10:54
Kosovë/ Mbi 160 mijë vaksina të gripit sezonal pritet të shpërndahen javën e ardhshme

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj tha se gjatë javës së ardhshme do të shpërndahen mbi 160 mijë vaksina të gripit sezonal për qytetarët e Kosovës.

10:50
Fotot/ Vetëm ajo mund të ketë një çantë lëkure 23,500 euro

Këngëtarja Anxhelina Hadërgjonaj ishte përgatitur që më datë 25 të këtij muaji, të publikonte projektin e saj të parë muzikor për tregun ndërsa na ka mahnitur me veshjen e saj.

10:47
Tottenham pranë marrëveshjes për Carlos Vinicius

Tottenham Hotspur është pranë pran marrëveshjes me sulmuesin brazilian të Benficas, Carlos Vinicius.

10:40
Afrikë, 193 të vdekur dhe mbi 8.500 raste të reja me COVID-19

Në kontinentin e Afrikës është rritur në 1.489.711 numri i rasteve me koronavirus.

10:39
Fotot/ Debati Trump-Biden theu rekorde, por vëmendjen e morën bashkëshortet e tyre

Debati presidencial mes presidentit Donald Trump dhe ish-nënkryetarit Joe Biden ishte ndër më të ashprit që theu rekorde shikueshmërie në mënyrën se si u organizua apo argumentet që përdorën palët.

10:35
Kosovë/ Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka një njoftim për pensionistët

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) kanë njoftuar se pensionistët e Kosovës nga sot obligohen të paraqiten në zyrat e pensionistëve të MPMS në komunat ku aty jetojnë.

10:30
Emri/ Tregti droge në rrugën “Bill Clinton”, në pranga 32-vjeçari

Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Tiranë, pasi iu gjetën në shtëpinë në rrugën “Bill Clinton” 4 kilogramë kanabis i bërë gati për shitje.

10:28
BERZH parashikim të zymtë për ekonominë shqiptare: Brenda 2020 bie me 9%. Ja sa parashikohet rimëkëmbja për 2021…

TIRANË- Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në raportin e “Perspektivës Ekonomike Globale në rajonet e BERZH” ka publikuar raportet për pritshmëritë ekonomike.

10:25
Sot nis viti i ri shkollor në Maqedoninë e Veriut

Viti shkollor duhet të fillojë sot për 270 mijë filloristë dhe nxënës të shkollave të mesme në Maqedoninë e Veriut.

10:19
Nigeri, numri i të vdekurve nga përmbytjet rritet në 95

Numri i të vdekurve nga përmbytjet në Nigeri është rritur në 95, bëjnë të ditur mediat lokale.

10:15
Covid-19/ Greqia shtyn sërish masat kufizuese me Shqipërinë, Maqedoninë e Turqinë

Greqia ka rinovuar deri në 12 tetor masat kufizuese me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Turqinë.

10:14
​Haradinaj: Protestat studentore ishin paralajmërim për ngjarjet e mëdha që do të pasonin

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, duke kujtuar 23 vjetorin e protestave të Lëvizjes Studentore, ka thënë se 1 tetor i vitit 1997, ishte paralajmërimi për ngjarjet e mëdha që do të pasonin.

10:13
Çfarë po ndodh me Facebook, mësoni risinë më të fundit

Kompania e famshme e Facebook do të fillojë përfshirjen e më shumë veçorive të Messenger në bisedën brenda aplikacionit të Instagram, përfshirë edhe aftësinë për të dërguar mesazhe në të dy aplikacionet.

10:04
Si ndikon selfie në shëndetin mendor?

Selfi është bërë një temë shumë interesante për studiuesit, të cilëve popullariteti i autofotografisë u ka hapur probleme kërkimore të ndikimit të saj në shëndetin mendor të të rinjve dhe të rriturve.

09:59
Gjenet e paraardhësve tanë ‘fajtorë’ për disa raste të rënda të COVID-19

Gjenet e trashëguara nga paraardhësit e Neandertalit mund të përfshihen në disa raste të sëmundjes së rëndë të pandemisë së COVID-19, sipas disa studiuesve në Gjermani.

09:57
Vazhdon të rritet bilanci i viktimave nga COVID-19 në Indi, Brazil dhe Meksikë

Për shkak të koronavirusit në 24 orët e fundit në Indi janë shënuar 1.181 vdekje, në Brazil 1.031 ndërsa në Meksikë 483.

09:48
Navalny: Putin qëndron pas helmimit tim

Kritiku i Kremlinit, Alexei Navalny, tha se presidenti rus, Vladimir Putin, qëndron pas helmimit të tij të dyshuar.

09:47
Fotot/ Modelja e famshme amerikane humb foshnjën: Si mund të jetë e vërtetë?!

Modelja amerikane Chrissy Teigen ishte shtatzënë me fëmijën e saj të tretë kur u dërgua në spital pas ndërlikimeve të shumta.

09:46
Veteranet e UÇK-së reagojnë ndaj arrestimeve nga Gjykata Speciale

Veteranet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë reaguar rreth arrestimeve të fundit nga Gjykata Speciale.

09:44
Gjermani, shënohen mbi 2.500 raste të reja me COVID-19

Në 24 orët e fundit në Gjermani 2.503 persona kanë rezultuar pozitiv në testet për koronavirus.

09:40
‘Konsensusi, mekanizmi i vetëm për reformën’, Opozita i kërkon PS në Këshillin Politik të pranojë eskpertizën e OSBE/ODIHR: Po rrezikoni negociatat

Përfaqësuesit e opozitës në Këshillin Politik Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili i dërguan një letër tjetër PS që OSBE/ODIHR të pranohet si mekanizëm për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

09:39
Mjeku Tritan Kalo: Mantelbardhi duhet të mbetet i tillë për sa kohë ai frymon!

Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo tha së fundmi se PPP-ja e pranueshme është puna, përkushtimi dhe profesionalizmi.

09:32
Rastet me COVID-19 në mbarë botën tejkalojnë shifrën 34 milionë

Numri i të prekurve nga koronavirusi në mbarë botën ka shkuar në mbi 34 milionë.

09:32
Fotot/ Cila është makina e preferuar e Rita Orës?

Rita Ora është një prej vipave më të pasur të të gjithë botës dhe kjo gjë tregohet më së miri në jetën luksoze që bën.

09:24
Netanyahu: Bllokimi i Izraelit mund të zgjasë për një vit të tërë

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se dalja nga bllokimi i vendosur për të ndaluar përhapjen e koronavirusit të ri (COVID-19) do të jetë i ngadaltë dhe në mënyrë graduale, si dhe mund të vazhdojë për një vit të tërë.

09:18
Fotot/ Njihuni me lookun e fundit të Kidës, vjen mahnitëse me flokë rozë

Orhidea Latifi apo siç njihet me emrin e artit, Kida, vazhdon të jetë emër shumë i pëlqyer për publikun.

09:17
Putin, Macron bëjnë thirrje për armëpushim në Nagorno Karabak

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe homologu i tij francez, Emmanuel Macron, bënë thirrje për armëpushim midis forcave të Azerbajxhanit dhe atyre armene, të cilat janë duke luftuar rreth rajonit të kontestueshëm të Nagorno Karabakut.

09:15
Hysni Gucati del sot para Dhomave të Specializuara

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, do të paraqitet sot për herë të parë para Dhomave të Specializuara në Hagë.

09:08
Nëntë mitet mbi Covid-19, që vështirë se do të zhduken ndonjëherë

Ndërsa bota vazhdon të përballet me koronavirusin e ri, ajo po ndeshet në të njëjtën kohë edhe me një lloj tjetër epidemie: dezinformacioni.

09:03
Durrës/ Arrestohet 47-vjeçari, bënte ‘namin’ me vjedhje të sendeve në makina

Durrës – Një 47-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Durrësit për shkak se akuzohet për vjedhje të përsëritur.

08:55
Si do rekrutohen dhe paguhen?/ Zbardhet vendimi i qeverisë për punësimin e 1 mijë mësuesve

Këshilli i Ministrave ka vendosur në mbledhjen e djeshme të punësojë 1 mijë mësues shtesë, për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19 në shkollat e vendit, përgjatë vitit shkollor 2020-2021.

08:41
Korçë/ Transportonin 25 emigrantë të paligjshëm, arrestohen 5 persona

Korçë- 5 persona janë vënë në prangat e policisë së Korçës për shkak se u kapën duke transportuar 25 emigrantë të paligjshëm.

08:36
Pamjet/ Azerbajxhani sulmon sërish Armeninë, depoja e municionit shkatërrohet totalisht

Konflikti mes Armenisë dhe Azerbajxhanit vijon të jetë në kulm. Se fundmi forcat azere kanë bërë një tjetër sulm kundrejt bazave ushtarake të Armenisë të pozicionuara në frontin e luftës mes dy vendeve.