E pazakontë në Krujë/Tërmeti shemb shkollën, mësim në qendrën shëndetësore

01/10/2020 13:24
Gjatë emisionit "Shqipëria Live"

Qendra shëndetësore “Nuaje Cudhi” në fshatin Nuaje të Krujës është kthyer në të vetmin vend për të zhvilluar mësimin për 23 nxënësit e shkollës së shembur.

Duhet të kujtojmë se Kruja është një ndër vendet më të prekura nga tërmeti fatal i 26 nëntorit të vitit të kaluar, ku janë shembur 13 shkolla. Nëse marrja e këtij vendimi do të sillte rrezik për fëmijët,  është trajtuar ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel.

Fatmirësisht nuk ka asnjë të prekur me COVID në atë qendër shëndetësore. Ka vetëm një nxënës në bankë dhe në çdo klasë, sepse është e ndarë në dy turne.

Fëmijët me zor e kanë pritur fillimin e shkollës dhe e kanë pasur shumë pak të vështirë përshtatjen në qendrën shëndetësore.

Gazetarja Kristi Kongo e ftuar në studio tha se ata kjo që ka ndodhur në atë fshat të Krujës është një zgjidhje e mirë edhe në vende të tjera, edhe pse në një vend ku trajtohen të sëmurë nuk duhet të ketë fëmijë të shëndetshëm.

Është zgjidhje e mirë për tu përshtatur, për të shmangur katër turne që të mos zgjatej deri në orën 8 të darkës mësimi”, tha Kongo.

Top Channel