Këshilli Politik, Murrizi: U ka ngecur sharra në gozhdë! Nuk garoj në koalicion me asnjë prej tyre, kam kontaktuar me OSBE

01/10/2020 13:46
Deputeti Myslim Murrizi

Deputeti i opozitës parlamentare Myslym Murrizi vendoi të largohet nga mbledhja e Këshillit Politik që u mbajt ditën e sotme.

Në një prononcim për mediat ai u shpreh se ngërçi vijon mes palëve të cilët nuk akoma nuk kanë një dakordësi për t’iu drejtuar OSBE-ODIHR-it. Ai tha se e gjithë kjo përpjekje për t’iu drejtuar ODIHR është veçse një show politik.

Ndërkohë deputeti u shpreh se ka pasur kontakte me përfaqësues të OSBE-së ku sipas tij, ku i kanë thënë se letra duhet të shkojë në Poloni dhe nuk ka një normë se sa firma duhet të ketë kjo letër.

“Prej dy orësh aty u diskutua 20 minuta. U ka ngecur sharra në gozhdë të dy palëve. Damiani është bërë pishman që kaloi në 30 korrik. Listat e hapura dhe propozimi i kandidatëve janë të sanksionuara në kushtetutë dhe nuk ndryshohen nga ky këshill. Prandaj ika. Po zihen për një letër për ta firmosur për t’iu drejtuar ODIHR. Kërkesa e tyre është show. Kontaktova me një përfaqësues të OSBE tha se letra duhet ti shkojë në Poloni dhe tha se nuk ka një normë se sa firma duhet të ketë kjo letër. Rama është në kryesi të OSBE/ ODIHR ndaj mazhoranca do e ketë më të lehtë që t’iu drejtohet atyre. Hallet i kemi të veçanta. Gjiknuri ka hall që të mbajë pushtetin ndërsa Oerdi të vijë në pushtet. Me këta lloj politikanësh nuk kam asnjë qejf të bëj koalicion. 30 korriku është miratuar. E vetmja mënyrë është që ta votojnë në Kuvend dhe të gjenden votat. Unë jam gati t’i drejtohemi kujtdo, edhe Kinës po të duan këta.  Asnjë propozim i PS nuk rrëzon Kushtetutën”, tha Murrizi.

Top Channel