Gara me kuaj në Darzezë/ Adhuruesit e hipizmit mblidhen buzë detit

01/10/2020 15:25

Pas Kitesurfing, te apasionuarit pas sporteve po zhvillojnë gara me kuaj përgjatë vijës bregdetare të plazhit të Darzezës në Fier.

Kalorës nga e gjithë Shqipëria zhvilluan një garë demonstrative, për te parë gjendjen e kuajve. Përveç kuajve Arabe, ne garë marrin pjesë edhe kuaj te racave te tjera. Ndonëse ne kushte jo shumë te përshtatshme, pas shirave te ditëve te fundit, garuesit shprehën te kënaqur.

Që të 12 kalorësit përshkuan një gjatësi prej 20 km.

Adhuruesit dhe mbështetësit e sportit te Hipizmit kërkojnë nga Federata Shqiptare vetëm mbështetje ne infrastrukture, pasi problemet financiare i përballojnë me te ardhurat e tyre. Garuesit kërkojnë prezencë te një stafi mjekësor dhe një autoambulancë pasi gjatë aktiviteteve mund te ndodhin incidente.

Pjesëmarrësit ne këtë garë përgatitore thonë se spektakli i vërtetë pritet te jetë më 31 Tetor, pasi do të marrin pjesë 30 kalorës nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Top Channel