Spiropali i thotë ‘Skënderbeu’/ Balluku zbulon “pseudonimin” me të cilin e thërret Ramën

01/10/2020 13:33

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ditën e sotme ishte për një inspektim në nënstacionin elektrik të Kombinatit së bashku me kryeministrin Edi Rama.

Gjatë fjalës së saj, ajo ka zbuluar edhe pseudonimin me të cilin i thërret kryeministrit Edi Rama .

“KM” është shkurtimi i përdorur nga ministrja Balluku, i cili se i referohet termit posti të kryeministrit Rama.

“Megjithatë KM ne kemi menduar ta ruajmë këtë ndërtesë dhe të bëjmë një rikonstruksion dhe të ndërtojmë atë muzeun me të gjitha nënstacionet e vjetra. Po mendojmë ta përfshijmë edhe në planin e zhvillimit të zonës”, u shpreh Balluku ndër të tjera.

Kujtojmë se më parë ishte pseudonimi i ministres Elisa Spiropali ku i drejtohej si ‘Skënderbeu’, Ramë, që u bë virale në rrjet.

Top Channel