Basha, takime me biznesin e vogël/ Kreu i PD vazhdon takimet në Durrës

01/10/2020 12:20

Turi i takimeve te kryetarit demokrat Lulzim Basha ka vijuar ne Durrës, ku ai ka bashkëbiseduar më përfaqësues të biznesit të vogël.

Ndërsa është njohur me vështirësitë e tyre ne këtë kohë pandemie, Basha tha se Partia Demokratike në planin ë saj të rimëkëmbjes parashikon 1000 euro çek për bizneset që janë në vështirësi.

Sa i takon sektorit të Shendetësisë Basha kërkoi që masa e shpërblimit për mjekët e infermieret në vijën e parë të pandemisë, duhet të vendosët për të gjithë stafin shëndetësor në vend. sipas tij qeveria duhet të kompensojë shpenzimet e të sëmurëve me covid, pasi shumica e tyre që trajtohen në shtëpi po i paguajnë nga xhepi.

Top Channel