Kafeja është pija më popullore në glob, zgjon botën me shijen dhe aromën. Kafeja është institucion.

Ju kujtohen gjyshet, që i piqnin kokrrat e kafesë në qebap, ose dollap, më pas e bluanin, dhe ja tek niste dita rreth një filxhani kafeje.

Nuk kanë ndryshuar kohët. Njerëzit e kanë zakon kafenë, ka që nisin një ditë të lodhshme dhe të gjatë, por shumë nuk e dinë, që 1 Tetori është Dita Ndërkombëtare e Kafesë.

Kokrrat magjike u zbuluan në shekullin e 9-të nga një bari dhishë në Etiopi, Afrikë.

Ai pa që bagëtitë ndiheshin mirë, kur hanin kokrrat e kuqe. Sot në një vit nëpër botë konsumohen mbi 500 miliardë filxhanë kafeje.

1 Tetori shënon edhe Ditën Botërore të të Moshuarve. Moshim, nuk do të thotë pleqëri, sëmundje, dënim, paaftësi, por të kesh një vend të nderuar në familje dhe komunitet. Të moshuarit janë filozofia e gjallë e jetës, mësime të mësuara dhe që përçohen tek fëmijët dhe nipërit e mbesat.

“Ndihem shumë mirë me familjen time. Kam punuar 41 vjet e sot ndihem e shpërblyer. Nuk ndihem plak. Jam vital, dinamik. I shërbej dhe më shërben familja”.

Top Channel