E premte, 02 Tetor 2020
08:46
Shkon në 15 mijë, administrata Trump kufizon sërsih numrin e refugjatëve

Administrata e presidentit Trump tha se do të reduktojë numrin e refugjatëve që pranohen në Shtetet e Bashkuara në 15,000 gjatë vitit fiskal 2021, i cili fillon nga 1 tetori.

08:46
Axhenda/ Sot mbledhja e dy qeverive në Tiranë, këto janë marrëveshjet që pritet të nënshkruhen

Sot në Tiranë mbahet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës.

08:43
Ekonomia shqiptare gjatë karantinës. Ja sa milionë euro humbën në gjysmën e parë të vitit

Humbjet e ekonomisë në tremujorin e dytë të vitit, kur për gati dy muaj pothuajse gjithçka ishte e mbyllur, llogariten në rreth 59 miliardë lekë, ose gati 500 milionë euro.

08:41
Shmangen përplasjet në Mesdhe/ Turqia dhe Greqia bien dakord që të ulen në bisedime

Greqia dhe Turqia janë pajtuar për të shmangur përplasjet aksidentale në Mesdheun lindor duke vendosur një linjë të komunikimit të drejtpërdrejtë ushtarak, njoftoi Aleanca Veriatlantike, NATO.

08:30
Shqipja dhe Arbi në takim, djali i “shpërqëndruar” vëmendja tek…

Takimi i radhës në “PërPuthen”, ishte ai mes Shqipes dhe Arbit.

08:28
“Rusia të zbulojë urgjentisht rrethanat e sulmit”/ 5 vende evropiane i dërgojnë letër OKB-së për helmimin e Navalnit

Helmimi i kritikut të Kremlinit Alexei Navalny “përbën një kërcënim për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare”, thuhet në një letër dërguar Këshillit të Sigurimit të OKB-së nga Britania, Franca, Gjermania, Estonia dhe Belgjika të enjten, njofton agjencia e lajmeve Reuters.

08:28
Arjan Konomi në mbrojtje të Gracianos: Burrë nuk të bën mënra se si bën seks, por…

Rrëfimi i Gracianos mori një vëmendje të madhe puntatën e djeshme. Ai pranoi se është biseksual dhe ndihet mirë për atë që është.

08:22
Debat në “PërPuthen”/ Shqipja i drejtohet Gracianos: “I dua burrat me tre rr”, Graciano: Je e kohës së Enverit

Shqipja zgjodhi për një takim Arbin, i cili në të kaluarën ka realizuar një takim me Tean. Takimi i tyre u duk se shkoi mjaft mirë, e Shqipja tregoi një anë të tjetër të karakterit të saj, që deri më tani nuk e kishim njohur.

08:19
1 mijë e 359 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë ka rënë në 1.359.

08:15
Ana rrëfen ëndrrën e madhe/ Dëshiron të hapë një fondacion për njerëzit që largohen nga jetimoret

Një pjesë e takimit mes Anës dhe Gracianos vijoi edhe gjatë puntatës së sotme të “PërPuthen”.

08:14
Pranoi se është biseksual, flet Graciano: Kam marrë komente negative, por nuk më intereson…

Graciano Merko, pranoi në takimin me Anën se është biseksual. Pas këtij pohimi, në rrjet vërshuan mijëra mesazhe, shumica prej të cilave negative.

08:13
SHBA, Franca dhe Rusia bëjnë thirrje për armëpushim në Nagorno-Karabak

Udhëheqësit e Shteteve të Bashkuara, Francës dhe Rusisë të enjten bënë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në konfliktin midis forcave armene dhe azerbajxhanase në enklavën e Nagorno-Karabakut. Në luftimet intensive të ditëve të fundit në rajonin e trazuar të Kaukazit të Jugut janë vrarë dhjetëra njerëz.

08:12
Falje e papritur në “PërPuthen”/ Ana i drejtohet Mevlanit: Më fal që…

“PërPuthen” nisi me një kërkim falje këtë të enjte. Ana i kërkoi falje Mevlanit, pasi i është drejtuar me fjalë të ashpra pas takimit që ai zhvilloi me Shqipen. Ana i tha se ndihet keq që ka gjykuar takimin vetëm me atë insert që u dha në studio, ndërsa kur e kishte parë të plotë takimin, e kuptoi që Mevlani ishte përpjekur që ai takim të shkonte siç duhej.

08:01
Donald Trump i dërgon letër mirënjohjeje Ramës, ja çfarë i shkruan. Kërkesë Shqipërisë për të ikur nga tryeza e Nismës së Kinës në Europën Qëndrore e Lindore

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump i ka dërguar mbrëmë një letër kryeministrit Edi Rama. Letrën e dërguar nga Trump, Rama e ka publikuar në profilin e tij në Faceook. Presidenti Trump kërkon që Shqipëria të dalë nga nisma 17+1 e drejtuar nga Kina për Europën Qëndrore dhe Lindore.

07:40
Ekspertët: Kthimi në normalitet ende shumë i largët

Edhe një vaksinë efikase e koronavirusit nuk do ta kthejë jetën në normalitet në pranverë. Ky është paralajmërimi i një grupi të njohur shkencëtarësh. Një vaksinë shihet shpesh si grali i shenjtë që do t’i japë fund pandemisë. Por një raport, nga kërkuesit e mbledhur së bashku nga Royal Society, thotë se duhet të jemi realistë për çfarë një vaksinë mund të arrijë dhe kur mund ta arrijë.

07:30
BE gjyq ndaj Londrës, akuzohet se shkeli marrëveshjen e Brexit

Bashkimi Europian ka nisur procedurat ligjore kundër Britanisë së Madhe pas refuzimit të kësaj të fundit për të hequr dorë nga plani i anashkalimit të disa pjesëve të marrëveshjes së Brexit të arritur me bllokun.

07:24
Diell dhe rritje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm dhe mundësia për reshje është e ulët.

07:17
Dalin rezultatet, Donald Trump dhe Melaina Trump rezultojnë pozitivë me Covid-19

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe bashkëshortja e tij Melaina Trump kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

07:08
Grupi i ekstremit të djathtë “Djemtë Krenarë” dhe komentet e Presidentit Trump

“Djemtë Krenarë” janë pushtuar nga entuziazmi. Grupi i ekstremit të djathtë vazhdon të festojë që kur Presidenti Donald Trump refuzoi të thotë drejtpërdrejt se ai nuk i mbështet ata dhe një sërë supremacistësh të bardhë gjatë debatit presidencial të martën në mbrëmje, në Klivlend të shtetit të Ohajos.

07:05
Analistët: Debati kaotik reflekton polarizimin e thellë politik në vend

Debati i parë elektoral mes Presidentit Trump dhe kandidatit demokrat Joe Biden ishte më tepër një garë me sharje e ngritje zëri se sa një shkëmbim i strukturuar idesh. Organizatorët thonë se po punojnë për ndryshime që të garantojnë se në përballjen e ardhshme mes kandidatëve do të zhvillohet një diskutim më kontruktiv.

07:04
Demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve miratojnë projekt-ligj për ndihma për COVID-19

Dhoma e Përfaqësuesve me shumicë demokrate miratoi të enjten në mbrëmje me një diferencë të ngushtë votash një projekt-ligj për një paketë ndihmash prej 2.2 trilionë dollarësh për COVID-19, një hap që erdhi ndërsa bisedimet e nivelit të lartë për një paketë më të vogël, të mundshme dypartiake, po zvarriteshin dhe fati i tyre është i pasigurt.

07:00
Këshilltarja pozitive me Covid-19, karantinohet Donald Trump

Që nga shpërthimi i tij në fund të 2019, Covid-19 ka prekur shumë figura të politikës. Së fundmi këshilltarja e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka rezultuar pozitive me koronavirus.

E enjte, 01 Tetor 2020
22:21
Kryeministri austriak: BE të vendosë sanksione ndaj Turqisë

Kryeministri austriak, Sebastian Kurz bëri thirrje për t’i dhënë fund bisedimeve me Turqinë për pranimin në BE dhe për vendosjen e sanksioneve ndaj saj.

22:19
Zgjedhjet në PD/ Redi Shehu: Hap revolucionar në politikë, largon partinë nga tribalizmi politik

Partia Demokratike është në procesin e zgjedhjeve të brendshme për përzgjedhjen e kandidatëve në kuadër të zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit në vendin tonë, ndërsa analisti Redi Shehu e quajti këtë një proces revolucionar në politikë.

22:16
SHBA: Nuk do të tolerojmë sulmet ndaj personelit tonë në Irak

Uashingtoni ka paralajmëruar se nuk do të tolerojë sulme ndaj interesave të SHBA-së në Irak, nga ana e milicive të mbështetura nga Irani.

22:11
“Gabriel Garko gay”/ Habit Dario Doka: Unë e dija, ma kanë thënë…

Në “Ftesë në 5” me Bieta Sulo, ishte i ftuar grimieri shqiptar Dario Doka.

22:10
Open/ Pastërtia e figurës e pasuria, Mark Marku sqaron si bëhet përzgjedhja e kandidatëve në PD

Pedagogu Mark Marku, anëtari i Komisionit të Vlerësimit të kandidatëve të PD për zgjedhjet e 25 prillit, ka sqaruar se si bëhet përzgjedhja e kandidatëve.

22:03
Anglia vendos karantinë për udhëtarët nga Turqia dhe Polonia

Udhëtarët që mbërrijnë në Angli nga Turqia dhe Polonia do të duhet t’i nënshtrohen një karantine dyjavore, për shkak të një ringjalljeje të epidemisë së koronavirusit të ri, njoftoi sot qeveria britanike.

21:49
Izrael, numri i rasteve ditore me Covid-19 thyen rekord

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se me 43 vdekjet e reja si pasojë e virusit numri i viktimave është rritur në 1.571 ndërsa me 8.919 rastet e reja ka arritur në 248.133 numri rasteve.

21:45
Fisi indonezian ku të gjithë kanë një sy blu prej defektit gjenetik (foto)

Një fis indigjen në Indonezi zotërojnë të gjithë si komunitet sy blu, çka është kapur së fundmi në një seri fotosh imrpesionuese.

21:42
SHBA, shkon në 211.833 numri i të vdekurve nga Covid-19.

Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 44.958, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 7.453.024

21:34
‘Rrëzohen avionë e helikopterë’/ Armenia njofton për goditjen e fortë ndaj Azerbajxhanit

Ministria e Mbrojtjes së Armenisë njoftoi se sot ushtria e Nago-Karabakut rrëzoi një aeroplan dhe një helikopter të Ajzerbajxhanit. Sipas mediave të huaja menjëherë pas kësaj, u raportua se edhe dy avionë të tjerë u rrëzuan.

21:27
Zgjedhjet në PD/ Gjekmarkaj: Nuk zgjidh të gjitha problemet, por hap i rëndësishëm emancipues

Partia Demokratike është në procesin e zgjedhjeve të brendshme për përzgjedhjen e kandidatëve në kuadër të zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit në vendin tonë, ndërsa analisti Agron Gjekmarkaj e quajti këtë “një proces emancipues”.

21:19
Reagimi i Ramës: PD po përdor familjet e prekura nga tërmeti si mish për top

Nëpërmjet një postimi në profilin e tij zyrtar, Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me denoncimet e bëra nga PD për familjet e prekura nga tërmeti.

21:15
Artan Hoxha zbulon personin që ka nxjerrë në pritë Azem Hajdarin

Edhe pse kanë kaluar 22 vite nga vrasja e ish-deputetit të PD-së dhe liderit të studentëve, Azem Hajdarit, vdekja e tij ende nuk është zbardhur.

21:10
Tensione në Detin e Kinës Jugore; SHBA dislokon dronët më shkatërrimtarë

Krerët ushtarakë të SHBA thanë sot se kanë dislokuar dronët ushtarakë më të avancuar në kundërpërgjigje të shtimit të tensioneve në detin e Kinës Jugore.

21:09
Zërat e rinj të Top Albania Radio/ Audicionet për të zgjedhur më të mirët

Brezi i parë dhe i dytë i zërave të Top Albania radio është tashmë i rritur, shumica prindër më fëmijë, këta që shihni do të jenë e ardhma e radios më të dashur nga shqiptarët.

21:06
“Gabriel Garko, dashuria më e madhe”/ Ish-Missi shqiptar tregon zhgënjimin e madh…

Disa ditë më parë, në reality-shown “Grande Fratello Vip”, aktori i njohur italian Grabiel Garko, deklaroi para ish-partneres se është gay.

21:02
Urdhri i Gjykatës së Hagës/ “Organizata e vetëranëve të luftës të mos publikojë më dokumentet e hetimit”

Gjykata Speciale në Hagë i ka dërguar urdhër Organizatës së Veteranëve të Luftës për mos publikim të dokumenteve që mund të kenë lidhje me hetimet e gjykatës dhe për to ta informoj Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

20:59
Momente dramatike, pitbulli sulmon 7-vjeçaren dhe…

Një vajzë 7-vjeçare ka rënë pre e një sulmi të një qeni të llojit pit bull.

20:59
Rikthimi i Skënder Sherifit/ Botimi i librit të ri dhe nderimi me titullin “Mjeshtëri i Madh”

Vjen rallë në Tiranë por gjithmonë e pëlqen qendrimin këtu. Kjo vizitë këtë herë e Skënder Sherifit ka dy arsye të mëdha.

20:48
Reforma, peng i koalicioneve/ Opozita: Të pyesim ODIHR, PS: Propozoni variantin sipas një modeli europian

Formula e koalicioneve zgjedhore  mban peng dakortësinë politike për ligjin e ri zgjedhor.

20:45
Fiks Fare/ Prokuroria provon falsitetin e dokumenteve, gjykata e shpall të pafajshme

Prokuroria kërkon dënimin për falsifikuesen dhe përfituesen Elida Misha, por gjykata thotë se pavarësisht pretendimeve të prokurorisë, s’mund të vërtetohet se është falsifikur nga Elida Misha. Dhe pikërisht kjo prokurori që provoi falsifikimet që ka bërë znj. Misha më pas e punëson si ekonomiste në institucion.

20:44
Arrestohet pastori që drogohej me besimtarët për ritualin e ekzorcizmit

Një pastor në SHBA është arrestuar pasi ka përdorur drogën metamfetaminë bashkë me besimtarët e tij gjatë një rituali ekzorcizmi në një fëmijë të sëmurë e të kequshqyer.

20:40
Italia regjistron rritjen më të madhe të rasteve me Covid-19 pas 5 muajve

Italia sot regjistroi numrin më të lartë të rasteve të reja me koronavirus që nga fundi i prillit, pjesërisht për shkak të rritjes së testimeve

20:38
Fiks Fare/ Shoqërohet në polici infermieri që mashtroi me kurën Covid-19

Menjëherë pas transmetimit në emisionin Fiks Fare të rastit të infermierit i cili merrte 1.5 milionë lekë për kurën covid-19, ka reaguar Drejtoria Vendore e Policisë Korçë e cila ka berë shoqërimin e menjëhershëm në komisarit të Nikolin Cikos.

20:36
Japonezi pranon nëntë vrasje pas kontaktit me njerëz vetëvrasës në rrjetet sociale

Një 29-vjeçar ka pranuar në një gjykatë në Tokio të gjitha akuzat për vrasjen e tetë vajzave të reja dhe një mashkulli, në çështjen që ka shokuar vendin.

20:36
Tirana, e shtrenjtë për një shtëpi/ Një familjeje i duhet rreth 15 vjet për të blerë një apartament në kryeqytet

Tirana po bëhet gjithnjë e më pak e përballueshme për shkak të çmimeve të qirave dhe blerjes së apartamenteve kryesisht, pasi rezultojnë më të lartat në rajon.

20:33
Deklarata e fortë: Partia Demokratike punon për Zenin, që t’i shpëtojë burgut për vrasjet e Gërdecit

Pas Vikena Kamicës, edhe Landi i West Side Family i është bashkuar Erion Veliajt në fushatën për zgjedhjet e 25 prillit. Me Landin në krah, Veliaj bëri edhe një krahasim mes Partisë Socialiste, si forca që mbështet gjithmonë të rinjtë “e bërë vetë”, dhe PD-së, e cila vazhdon të mbahet peng nga njerëz që duan t’i shpëtojnë burgut.

20:19
Kryediplomatët e Kosovës dhe Izraelit zhvillojnë bisedë telefonike

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Meliza Haradinaj-Stublla, tha se ka zhvilluar një “bisedë historike” me ministrin e Punëve të Jashtme të Izraelit, Gabriel Ashkenazi. Kjo bisedë, sipas saj, shënon një hap të rëndësishëm përpara në vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis Kosovës dhe Izraelit.

20:16
“Është e mirë vetëm për seks!”/ Skandal në spital, punonjësit e personelit keqtrajtojnë pacienten që ndodhej në prag të vdekjes

Një skandal është regjistruar në një spital në Kanada.

20:15
Kosovë/ Arrestohen edhe 22 persona në lidhje me kontrabandën në Karaçevë

Prokuroria Themelore në Gjilan, në orët e para të mëngjesit të së enjtes në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Inspektoratin Policor të Kosovës dhe Agjencitë të tjera të zbatimit të ligjit, kanë zhvilluar një aksion në tërë territorin e Kosovës, ku kanë arrestuar edhe 22 persona që ndërlidhen me rastin e Karaçevës.

20:05
Maqedonia e Veriut/ 4 viktima dhe 162 të infektuar me koronavirus

Në Maqedoninë e Veriut të enjten janë regjistruar 4 persona të vdekur nga koronavirusi dhe 162 të infektuar nga testimi i 1.350 mostrave.

19:50
Covid-19, shkencëtarët: Vaksina nuk do kthejë jetën në normalitet në pranverë

Shkencëtarë të njohur kanë paralajmëruar sot se edhe një vaksinë e suksesshme e koronavirusit nuk do ta kthejë jetën në normalitet.

19:48
“Beteja” me epitete dhe batuta/ Rama, Basha dhe Meta flakë për flakë 6 muaj para zgjedhjeve

Retorika politike e fushatave elektorale në Shqipëri ka treguar një larmi epitetesh që vihen në përdorim nga udhëheqësit e partive politike.

19:44
Hidhet shorti për grupet e Champions Leaugue, spikat derbi Cr7-Messi

Është hedhur shorti për grupet e Uefa Champions League për sezonin 2020-2021.

19:23
Champions League shpall më të mirët për sezonin 2019/20, Lewandowski lojtari më i mirë i sezonit

Robert Lewandowski është shpallur lojtari më i mirë i sezonit 2019-2020 në Ligën e Kampionëve.

19:20
 Zbardhet axhenda e takimit ndërqeveritar

Nesër pritet të mbahet takimi midis dy qeverive shqiptare në Tiranë.

19:20
NATO: Greqia dhe Turqia janë pajtuar të shmangin përplasjet në Mesdhe

Greqia dhe Turqia janë pajtuar për të shmangur përplasjet aksidentale në Mesdheun lindor duke vendosur një linjë të komunikimit të drejtpërdrejtë ushtarak, njoftoi Aleanca Veriatlantike, NATO.

19:16
Pas replikave me Ramën, Meta vendos të pushojë në Durrës

Pas përgjigjeve dhe kundërpërgjigjeve ndaj Kryeministrit Edi Rama sa i përket votimit të reformës zgjedhore, presidenti Ilir Meta ka vendosur të marrë një pushim duke shkuar në plazhin e Durrësit.

19:15
Ngjarje e rëndë në Vlorë/ Përmbyset zetori, ndërron jetë 60-vjeçari

Një aksident me vdekje ka ndodhur në Vlorë.

17:54
Pamjet rënqethëse kur ‘merimanga më e madhe në botë’ kap bretkosën për pre (video)

Ky është momenti i vrazhdë kur një nga merimangat më të mëdha në botë kap një bretkosë të pafat për ta ngrënë për darkë në një shtëpi në Indi.

17:18
Mitsotakis: Provokimi turk dhe retorika ekstreme nuk tolerohet më! Europa të diskutojë se çfarë marrëdhënie do ketë me Turqinë

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka reaguar në lidhje me konfliktin me Turqinë.

17:14
BE dhe shteti ligjor: Zgjimi i vonuar

Komisioni Europian paraqiti raportin e parë për gjendjen e shtetit ligjor në vendet anëtare të BE. Aty vlerësohen dhe situata e lirisë së shtypit, pavarësia e drejtësisë, lufta kundër korrupsionit.

17:13
Gjuriç: Pa formimin e Asociacionit nuk ka përparim në dialog

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, deklaroi se “është e pamundur të paramendohet ndonjë përparim thelbësor në dialog (mes Kosovës dhe Serbisë) derisa të formohet Asociacioni i Komunave Serbe me të gjitha kompetencat e dakorduara”.

17:13
Skizofreni vret me thikë çiftin në kinema, duke menduar se po luante lojën ‘Fortnite’

Një burrë i akuzuar se ka qëlluar për vdekje me thikë një burrë dhe një grua në një kinema, tha së fundmi në gjyq se vuante nga deluzione dhe besonte se ishte duke luajtur lojën ‘Fortnite’. I akuzuari nuk e ka luajtur kurrë lojën në fjalë.

17:07
​Liverpooli ende pa ofertë drejt Mbappes

Ylli i Paris-Saint Germain, Mbappe pritet të largohet nga Franca sezonin tjetër, ku ky lajm ka alarmuar ekipe si Real Madrid, Liverpool e Manchester City.

17:01
Erdogan flet hapur dhe kërcënon: Armeninë nuk do ta shpëtojnë as përpjekjet për të shpifur ndaj Turqisë, ata që e mbështesin këtë shtet hajdut…

Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi se Turqia është në krah të Azerbajxhanasve që luftojnë kundër pushtimit armen.

17:00
U refuzua nga Papa, Sekretari Pompeo takohet me zyrtarët në Vatikan

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo u takua të enjten me zyrtarë të lartë të Vatikanit, një ditë pasi u bënë publike kritikat e Shteteve të Bashkuara ndaj politikës së Selisë së Shenjtë për Kinën.

16:57
E rëndë/ Parazitët e kokës i marrin jetën 12-vjeçares, policia shokohet nga ajo që gjen në dhomën e saj

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Xhorxhia të SHBA-ve. Raportohet se një 12-vjeçare ka ndërruar jetë si rezultat i tërthortë i një infektimi të rëndë nga parazitët e kokës.

16:52
Prokuroria e Specializuar: Brenda 30 ditësh, aktakuzë ndaj Gucatit

Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë tha se ka ndërmend që brenda 30 ditësh të ngrehë aktakuzë për kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, i cili dyshohet se ka penguar drejtësinë, ndërkaq mbrojtja e tij kërkoi lirimin me kusht

16:47
Në foto/ Palët nuk tërhiqen nga fushëbeteja! Azerbajxhani nuk pyet për armëpushim, Turqia e mbështet

Azerbajxhani dhe Armenia i kanë sfiduar thirrjet për një armëpushim pas luftimeve më të këqija në dekada midis të dy vendeve mbi një territor të diskutueshëm.

16:44
“Lojrat” vrasëse online/ 11 vjeçari hidhet për vdekje në Itali pasi i shkroi nënës për “njeriun me kapuç”

Një djalë i vogël është hedhur drejt vdekjes nga 30 metra lartësi në Itali, pasi i kishte shkruar nënës së tij momentet e fundit për “burrin me kapuç të zi”, çka ka shtuar frikat për të tjera sfida online të tipit “Balena Blu”.

16:41
Bilanci i 24 orëve të fundit! MSH: 157 raste të reja dhe 1 viktimë nga covid

157 raste të reja dhe 1 qytetar ka humbur jetën nga covid në 24 orët e fundit.

16:37
Sulm vdekjeprurës në Afganistan; disa civilë në mesin e viktimave

Së paku nëntë njerëz u vranë kur një sulmues vetëvrasës sulmoi një postbllok ushtarak në provincën Helmand të Afganistanit.

16:35
Maradona në vëmendjen e mediave, maska që mbante veshur bën xhiron e botës… (FOTO + VIDEO)

Ashtu sikurse edhe shumë persona në të gjithë botën, ish-legjenda e futbollit është mbërthyer nga paniku e frika e një infektimi të mundshëm me virusin COVID-19, e për këtë arsye në ndeshjen miqësore që u zhvillua mes Gimnasia dhe San Lorenzo-s, ai u shfaq me një mburojë plastike në fytyrë.

16:30
Refugjat në SHBA? Trump merr vendimin e ri nga sot, do pranohen vetëm kaq persona

Administrata e presidentit Trump tha të mërkurën vonë se dëshiron të shkurtojë numrin e refugjatëve që pranohen në Shtetet e Bashkuara në 15,000 gjatë vitit fiskal 2021, i cili fillon sot (1 tetor).

16:29
Rusi, 169 viktima dhe mbi 8.900 raste të reja me Covid-19

Numri i rasteve me koronavirus në Rusi ka arritur në 1.185.231 ndërsa bilanci i viktimave në 20.891.

16:20
SHBA-ja, Franca dhe Rusia bëjnë thirrje për ndaljen e luftimeve në Nagorno Karabak

Shkëmbimi i zjarrit ka vazhduar mes forcave armene dhe atyre azere, derisa të dyja palët po injorojnë thirrjet e përsëritura nga udhëheqësit ndërkombëtarë për të ndalur luftimet mbi rajonin e shkëputur të Nagorno Karabakut.

16:14
Rusia propozon takim Azerbajxhan-Armeni në Moskë

Në bisedat telefonike mes ministrit të Jashtëm rus, Sergey Lavrov dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Azerbajxhanit Xhejhun Bajramov dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Armenisë Zohrab Mnatsakanyan është diskutuar situata në Karabakun Malor dhe pala ruse ka shprehur shqetësimet e saj në lidhje me luftimet që vazhdojnë ndërmjet Azerbajxhanit dhe Armenisë.

16:03
Trump, Putin e Macron kërkojnë armëpushim në Karabak/ Erdogan kërkon tërheqje të plotë të trupave armene

Donald Trump, Vladimir Putin e Emmanuel Macron kanë kërkuar sot armëpushim të menjëhershëm në rajonin e konfliktuar të Karabak por presidenti turk Tajip Erdogan ka kërkuar ‘tërheqje të plotë të Armenisë’.

15:57
Lleshaj medalje nderi zv.drejtorit të policisë italiane, Rizi: E dëshironim lirimin e Alvin Berishës

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i ka dhënë “Medalje Nderi”, zv.drejtorit të  Përgjithshëm të Policisë Italiane Vittorio Rizzi, për kontributin në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet agjencive ligjzbatuese mes dy vendeve, në kuadër të luftës së përbashkët kundër krimit.

15:55
Luftë “civile”/ Sfidojnë britanikët: Nuk izolohemi!

Masat e izolimit kanë shkaktuar kaos në Britani, ku një kryetar bashkie i shpalli lufte rregullave të reja dhe u zotua të sfidojë qeverinë. Kreu i Middlesbrough, Andy Preston i doli kundër sekretarit të shëndetësisë Matt Hancock dhe hapave që ekzkutivi po kërkon të marrë pas një hovi të ri të infeksioneve.

15:46
Apeli i SHBA, Francës dhe Rusisë: Të ndalojnë luftimet

Franca, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara bënë thirrje për ndalimin e menjëhershëm të luftimeve mes Armenisë dhe Azerbajxhanit për rajonin e Nagorni Karabakut.

15:42
Fotoja me bikini e miliarderes që çoi mijëra amerikanë për të votuar

Kylie Jenner është bashkuar me një sërë artistësh, të cilët kanë pozuar nudo duke u bërë thirrje amerikanëve të votojnë në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit.

15:40
Përplasi me mjetin që udhëtonte policin, në pranga 27-vjeçari

Një 27-vjeçar është arrestuar ditën e sotme pasi ka kundërshtuar dhe përplasur me mjetin e tij tip “BMW” një polic tek “Ish-Fusha e Aviacionit” në Tiranë.

15:32
Mësoni shenjën më të favorizuar në muajin tetor

Astrologu Jorgo Pulla na ka shuar kuriozitetin në “Shqipëria Live” duke treguar se çfarë thonë yjet për muajin tetor.

15:32
Kosovë/ Dy humbje jete dhe 43 raste të reja me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 589 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 43 raste pozitive.

15:30
Meta vlerëson me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh” kryetarin e shoqatës së pensionistëve në Shqipëri

Me rastin e Ditës Botërore të të Moshuarve, Presidenti i Republikës Ilir Meta vlerësoi sot kryetarin e shoqatës “Bashkimi i Përgjithshëm i Pensionistëve të Shqipërisë”, Faik Xhani me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”.

15:25
Gara me kuaj në Darzezë/ Adhuruesit e hipizmit mblidhen buzë detit

Pas Kitesurfing, te apasionuarit pas sporteve po zhvillojnë gara me kuaj përgjatë vijës bregdetare të plazhit të Darzezës në Fier.

15:22
Dita botërore e kafes/ Festa me kafen më të mirë, “Lori Caffe”

Kafeja është pija më popullore në glob, zgjon botën me shijen dhe aromën. Kafeja është institucion.

15:20
Greqia shtyn përsëri sërish masat kufizuese, cilat kategori përjashtohen

Greqia ka rinovuar deri në 12 tetor masat kufizuese me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Turqinë për shkak të përhapjes së pandemisë së COVID-19.

15:13
Sot u hapën restorantet/ Lejohet shërbimi në ambientet e brendshme, por me maska

Nga sot në 1 tetor fillojnë të funksionojnë bare e restorantet, por sigurisht sipas një protokolli të caktuar.

15:09
Aksident në Durrës! Makina përplas një person me biçikletë

Një aksident automobilistik ndodhi pak minuta më parë pranë kryqëzimit të stadiumit në Durrës.

15:05
“GRAND HOTEL”, seriali hit i Netflix, së shpejti në Top Channel!

Një prodhim i jashtëzakonshëm, më i shituri në Evropë e botë, seriali hit i Netflix “GRAND HOTEL”, vjen ekskluzivisht në ekranin e Top Channel.

15:05
Gjyqtarja e akuzuar për korrupsion/ Mimoza Margjeka në apel kërkon lirimin nga akuzat

E vendosur në qendër të hetimeve për korrupsion pasi dyshohet se zbuti masën ndaj një të paraburgosuri duke e shpërblyer me euro, gjyqtarja Mimoza Margjeka përsëriti sërish me tone të larta se është viktimë e një vendimi të shpallur prej saj një viti më parë.

15:01
Berzh ul vlerësimin për Shqipërinë/ Në 2020 ekonomia, minus 9 %, në 2021 rritet vetëm me 4.5%

Shpresat për të pasur më shumë të ardhura dhe një rimëkëmbje të shpejtë të ekonomisë janë zbehur edhe për vitin e ardhshëm, pasi Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka ulur ndjeshëm parashikimin për rritjen ekonomike gjatë 2021.

14:56
Legalizimi i kanabisit/ Zelanda e Re “e lë pas dore”

Besohet se është vendi i parë në botë që do ta cojë legalizimin e kanabisit rekreativ në votim publik kombëtar.

14:55
Ligjvënësit amerikanë paralajmërojnë për rrezikun në rritje të Kinës

UASHINGTON – Ligjvënësit amerikanë po paralajmërojnë për rrezikun në rritje nga Kina.

14:54
Këngëtarja shqiptare, Ava Max nxjerr albumin e parë

Fenomeni i popit, shqiptarja Ava Max debuton me albumin e saj të parë, i cili ka ne qendër të vet dyzimin e qenies njerëzore dhe sfidat që duhet të përballojmë gjatë jetës.