Është hedhur shorti për grupet e Uefa Champions League për sezonin 2020-2021.

Në shortin e hedhur në Nyon të Zvicrës kanë munguar përfaqësuesit e ekipeve pjesmarrëse për shkak të virusit.

Në shortin e hedhur spikasin sfidat Juventus-Barcelona ku përballë do të jenë Cristiano Ronaldo dhe Leo Messi.

Po ashtu spikasin edhe sfidat e Bayern Munich-Atletico Madrid dhe PSG-Manchester United.

Ndërsa për ekipin me më shumë trofe në këtë kompeticion shorti  i ka vënë përballje të lehta ndaj Interit, Shaktar Donetskut dhe Borussia Monchengladbach.

Për ekipin e Igli Tares, Lazio e cila rikthehet pas shumë vitesh në këtë kompeticion, shorti i ka rezervuar përballjet ndaj Zenit, Dortmund dhe Club Brugge.

Ndërsa lojtari i kombëtares shqiptare Myrto Uzuni me ekipin e tij Ferencvarosh do të ketë një short super të vështirë ndaj Juves, Barçës dhe Dynamo Kiev. Por për beratasin kjo do të jetë një ëndërr e realizuar pasi do të luajë kundër idhullit të tij Ronaldo dhe gjithashtu do të ketë fatin të luajë në mitikun “ Camp Nou”.

Top Channel