Debat në “PërPuthen”/ Shqipja i drejtohet Gracianos: “I dua burrat me tre rr”, Graciano: Je e kohës së Enverit

02/10/2020 08:22

Shqipja zgjodhi për një takim Arbin, i cili në të kaluarën ka realizuar një takim me Tean. Takimi i tyre u duk se shkoi mjaft mirë, e Shqipja tregoi një anë të tjetër të karakterit të saj, që deri më tani nuk e kishim njohur.

E dashur, e qetë dhe e duruar, janë disa nga komponentët që Shqipja në takimin me Arbin i prezantoi me tepricë. Kaq për takimin e tyre, pasi në studio Shqipja u rikthye sërish ajo “vullkanikja”. Ajo i tha Gracianos se djemtë në Shqipëri janë burra dhe gangsterë, duke nënkuptuar që ky i fundit nuk është i tillë. Ndërsa Graciano i tha Shqipes se është akoma me mendimet e të kaluara e aspak parimore.

Shqipja: Djemtë mendojnë se janë gangster.

Graciano: Ti je e kohës së Enverit.

Shqipja: Mua nuk më vjen mirë që Ana ta nxori sekretin.

Gracfiano: Kush tha që e ka thënë Ana, unë e nxora vetë.

Shqipja: Burri për mua është me tre rr jo me dy.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel