Foto ilustruese

Një 27-vjeçar është arrestuar ditën e sotme pasi ka kundërshtuar dhe përplasur me mjetin e tij tip “BMW” një polic tek “Ish-Fusha e Aviacionit” në Tiranë.

I arrestuari A. G.,nuk ka pranuar që t’i bindet policit pasi po udhëtonte pa patentë. Polici ndodhet në spital në gjendje të mirë shëndetësore pasia ka marrë dëmtim të lehtë.

Kundërshtoi me dhunë punonjësin e Policisë, e goditi atë me mjetin që e drejtonte pa leje drejtimi dhe më pas u largua, por u kap dhe prangos pas disa minutash ndjekjeje nga forca e posaçme “Shqiponjat”. Në pikën e kontrollit të ngritur nga ana e “Shqiponjave” dhe “Shigjetave”, në vendin e quajtur “Ish-Fusha e Aviacionit” i është bërë shenjë ndalimi mjetit tip “BMË”, drejtuesi i të cilit nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë dhe është larguar me shpejtësi, duke goditur me mjet punonjësin e Policisë, i cili ka marrë dëmtime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pas disa minuta ndjekjeje, “Shqiponjat” kanë kapur dhe prangosur shtetasin A. G., 27 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr. 2 dhe nga verifikimi i kryer ka rezultuar se drejtonte mjetin pa lejen përkatëse. Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. G., për veprat penale “Mosbindje e punonjësit të policisë”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë me dhunë” dhe “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”dhe materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, informon policia.

Top Channel