“Lojrat” vrasëse online/ 11 vjeçari hidhet për vdekje në Itali pasi i shkroi nënës për “njeriun me kapuç”

01/10/2020 16:44

Një djalë i vogël është hedhur drejt vdekjes nga 30 metra lartësi në Itali, pasi i kishte shkruar nënës së tij momentet e fundit për “burrin me kapuç të zi”, çka ka shtuar frikat për të tjera sfida online të tipit “Balena Blu”.

Policia në Napoli ka sekuestruar mjetet elektronike të 11-vjeçarit tragjik për të parë nëse ishte manipuluar për të marrë pjesë në lojra të sëmura vetëvrasjeje online, të cilat shënjestrojnë fëmijët apo njerëzit e dobët.

Mediat vendore raportonin se trupi i pajetë i fëmijës u gjet dje në oborrin e një pallati apartamentesh rezidenciale.

Mesazhi i tij i fundit për nënën e babain – të cilët përshkruheshin si njerëz “të njohur e të respektuar” në Napoli – i referohej një “njeriu me kapuç”, sipas La Repubblica.

Sot mediat sugjeronin se i vogli tragjik mund të jetë vdekur pasi merrte pjesë në një lojë vrasëse online të quajtur ‘Jonathan Galindo’.

Corriere del Mezzogiorno shpjegonte se e ashtuquajtura “lojë” bazohet në një burrë të frikshëm me kapuç që ngjan me personazhin e Goofy të Disney, i cili kërkon miqësi me viktimat në të gjitha rrjetet sociale si Facebook, Instagram, TikTok e Twitter.”

Loja e mbrapshtë ka si synim të marrë kontrollin e fëmijëve të rinj e të vegjël duke i nxitur ata të kryejnë një seri sfidash.

Pasi fëmijët e të rinjtë pranojnë miqësinë e tij në rrjetet sociale, atyre u kërkohet të kryejnë sfidat për të testuar “kurajon” e tyre mes të cilave përfshihen edhe vetë-lëndime.

Viktimat shpesh kërcënohen se publikim të të dhënave nëse nuk marrin pjesë.

Prindërit thonin se djali ishte një fëmijë “i lumtur e i qetë”, përveç një “mospërmbajtjeje të kohëve të fundit … ndoshta prej sfidës vrasëse që kishte marrë përsipër,” shkruante Corriere.

Gazeta thoshte se prindërit e tij të shtangur “ulërinin dëshpërueshëm, duke zgjuar të gjithë ndërtesën”, kur u njoftuan për hedhjen fatale të të voglit nga ballkoni.

Të tjerë prindër të shqetësuar në Napoli po kontaktojnë me njëri-tjetrin për lojën e sëmurë që shënjestron fëmijët.

Prokuroria po hetojn për kontaktet e fundit të fëmijës para vdekjes.

Më herët mediat kanë thënë se “loja” ka lindur nga Sfida e Balenës Blu, e cila është lidhur me rreth 100 vdekje fëmijësh e adoleshentësh në Rusi.

E përditshmja ‘The Sun’ shkruan: “Kjo sfidë është shfaqur fillimisht në 2016 dhe ‘detyrat’ e saj jepen online ose me anë të mesazheve apo postimeve në Instagram e Twitter.”

“Ju lutemi komunikomi me fëmijët tuaj për rrezikun e abuzimeve nga njerëz të tillë, dhe rekomandoni të mos marrin ose hapin mesazhe të tilla. Mes sinjaleve të problemit përfshihen: Marrja e mesazheve apo postimeve të lidhura me njëfarë Jonathan Galindo, një burrë që duket me fytyrën e pikturuar si Mickey Mouse apo si qen”.

“Marrja e mesazheve apo referencave për #f57, #f40 or #IMaWhale.

“Kontrolloni për ndryshime të theksuara të zakoneve të ngrënies apo te gjumit të fëmijëve tuaj”.

“Veshja e bluzave me mëngë të gjata për të fshehur vetë-lëndimet”.

“Bërja e fotove të aktiviteteve të tyre dhe dërgimi i tyre në llogari të panjohura për prindërit”.

Vitin e kaluar shefja e policisë së Devon e Cornwall në Angli, Kirsty Down shkruante:

“Kushdo që krijon këto lojra të tmerrshem është shumë i sëmurë! Komunikoni me fëmijët tuaj për zhvillime të tilla”.

FOTO GALERI
1/3
Një djalë i vogël është hedhur drejt vdekjes nga 30 metra lartësi në Itali, pasi i kishte shkruar nënës së tij momentet e fundit për "burrin me kapuç të zi"

Top Channel