Ky është momenti i vrazhdë kur një nga merimangat më të mëdha në botë kap një bretkosë të pafat për ta ngrënë për darkë në një shtëpi në Indi.

Sujay Shah, 25 vjeçari i shokuar që regjistroi skenën makabre në shtëpinë e tij në Jalpaiguri, gjeti dyshen në betejën për jetë a vdekje.

Studenti i shkencës dhe amator i natyrës mbeti i shtangur nga spektakli i pazakontë.

“Isha i emocionuar sepse po dëshmoja një moment të rrallë të natyrës,” tha ai.

Jason Dunlop dhe Peter Jäger, ekspertë të araknidëve nga Muzeumi i Historisë Natyrore në Berlin pranonin se ishte fjala për ‘merimangën e gjuetarit’.

Dr Dunlop tha: “Në përgjithësi merimagat e mëdha mund të hanë vertebrorë të vegjël si bretkosa, zogj, minj e zvarranikë, madje edhe gjarpërinj nëse kanë mundësinë.

Merimangat e gjuetarit mund të arrijnë përmasa të tilla.

Por gjithsesi kjo nuk ndodh shpesh dhe shumica e merimangave kanë kryesisht insekte, asnjë prej tyre nuk janë eksperte në ngrënien e bretkosave”.

Merimangat e gjuetarit mund të arijnë madhësi hapjeje deri në 30cm.

Ato jetojnë në vende me klimë të ngrohtë si Austral-Azia, Azia, Afrika, the Amerikat dhe baseni i Mesdheut.
Ato janë më të shpeshta në Australi por janë përhapur aksidentalisht edhe në disa pjesë të SHBA, Pakistan, Indi, Kinë e Japoni.

Ato preferojnë të fshihen në zgavra si levoret e lira të pemëve.

Në 2016 në Australi u shpërndanë foto makabre të një merimange të tillë që tërhiqte një mi të vrarë, në anë të një frigoriferi shtëpiak.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel