Skizofreni vret me thikë çiftin në kinema, duke menduar se po luante lojën ‘Fortnite’

01/10/2020 17:13

Një burrë i akuzuar se ka qëlluar për vdekje me thikë një burrë dhe një grua në një kinema, tha së fundmi në gjyq se vuante nga deluzione dhe besonte se ishte duke luajtur lojën ‘Fortnite’. I akuzuari nuk e ka luajtur kurrë lojën në fjalë.

Ergun S. 34 vjeç, tha në gjykatën holandeze se në kohën e krimit vuante nga sëmundje mendore të cilat e bënin të besonte se ishte duke luajtur një ‘video game’ dhe se duhet të mbronte bijën e tij “nga qenie mbinatyrore që e kishin marrë peng në Polin e Veriut”.

I akuzuari vuan nga skizofrenia dhe i ishin dhënë mjekime, por kishte refuzuar t’i merrte rregullisht.
Sulmi ndodhi vitin e kaluar në kinemanë ‘Pathe’ në Groningen.

Por vrasësi tha në gjykatë se ndjehej si një nga personazhet e lojës, megjithse nuk e ka luajtur asnjëherë atë.
Ai tha se imagjinonte se ishte një shofer tramvaji në Rotterdam dhe se mjeti ishte shoku i tij.

Si rezultat i sëmundjes së tij mendore ai tha se e dashura e kishte lënë dhe kishte marrë me vete bijën e tyre.

Ai shtoi se kishte shkuar në Groningen për të kërkuar të vijën pasi trembej për sigurinë e saj.

E përditshmja Algemeen Dagbald tha se shërbimet e shëndetit mendor po merrnin në konsideratë marrjen e të akuzuarit nën kujdes pak paa ngjarjes.

Ai tha në gjykatë se kur po kërkonte të bijën ndjente se mund të komunikonte me të në mënyrë telepatike, dhe se gjithashtu kërkonte ‘të shpëtonte botën’.

Dy viktimat tragjike punonin prej vitesh në kinema si pastrues. Vrasësi i çmendur ishte fshehur në një dollap dhe kishte sulmuar fillimisht gruan kur ajo e hapi atë.

Kur pastruesi mashkull erdhi për të ndihmuar edhe ai u qëllua disa herë me thikë për vdekje.

Loja Fortnite ka 100 lojtarë që lihen në një ishull për të vrarë njeritjetrin, dhe është burim i kritikuar shpesh i dhunës për të rinjtë e fëmijët.

FOTO GALERI
1/4
Ergun S. 34 vjeç, tha në gjykatën holandeze se në kohën e krimit vuante nga sëmundje mendore

Top Channel