“Gabriel Garko, dashuria më e madhe”/ Ish-Missi shqiptar tregon zhgënjimin e madh…

01/10/2020 21:06

Disa ditë më parë, në reality-shown “Grande Fratello Vip”, aktori i njohur italian Grabiel Garko, deklaroi para ish-partneres se është gay.

Lajmi tronditi mbarë opinionin botëror, ndërsa pak më vonë, një gazetare e njohur italiane tha se aktori ka marrë para për të bërë një deklaratë të tillë. Kjo temë u diskutua dhe në studion e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ku e ftuar ishte Xhensila Pere, e cila ka pasur dhe kontakte me aktorin. Xhensila tha se e ka takuar aktorin në “Miss Universe Albania”, ku ai ishte si i ftuar i nderit, por shtoi se ka mbetur e zhgënjyer.

“Veshja e tij linte shumë për të dëshiruar, kjo më bëri të kuptoj që ai nuk po i jepte rëndësinë e duhur Shqipërisë”, tha Xhensila. Më tej shtoi se të dashurit i ka thënë se nëse do ta tradhtonte ndonjëherë, ai do të ishte Gabriel Garko.

“Më ka zhgënjyer Gabrieli sepse nuk i kishte dhënë rëndësinë e duhur, përpos të tjerave nuk i kishte dhënë rëndësinë e duhur faktit që është në Shqipëri. Veshja të lë për të dëshiruar. Sepse unë e kam dashuruar për të gjithë jetën, ai ishte dashuria e jetës time. Unë i thoja të dashurit tim, unë do të tradhtoj me këtë ta dish. I thoja do ta kesh për nder nëse do të tradhtoj me këtë”, u shpreh Xhensila.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel