E rëndë/ Parazitët e kokës i marrin jetën 12-vjeçares, policia shokohet nga ajo që gjen në dhomën e saj

01/10/2020 16:57

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Xhorxhia të SHBA-ve. Raportohet se një 12-vjeçare ka ndërruar jetë si rezultat i tërthortë i një infektimi të rëndë nga parazitët e kokës.

Policia ka thënë se dhoma ku qëndronte fëmija, ishte e mbushur me insekte dhe minj. Vajza e identifikuar si Kaitlyn Yozviak ndërroi jetë nga një arrest kardiak.

Besohet se pickimet e përsëritura nga parazitët, i ulën nivelet e hekurit në gjak dhe kjo dyshohet nga mjekët se është shkaku kryesor i sulmit kardiak. Kur agjentët arritën në shtëpi dhe gjetën trupin e saj, dhoma ishte e ndyrë dhe e amortizuar, ndërsa parazitë të shumtë gjendeshin në të gjithë hapësirën e shtratit.

 

Babai i saj.          Mamaja e vogëlushes.

 

Në polici prindërit e të ndjerës, mamaja Mary Katherine dhe babai Joey Yoziviak kanë deklaruar se e bija kishte më shumë se një javë e gjysmë pa u larë. Ndërkaq, raportohet se prindërit janë arrestuar nga policia dhe akuzohen për vrasje të shkallës së dytë si edhe mizori ndaj fëmijëve.

Horton kishte thirrur emergjencën rreth orës 14.00 më 29 shtator duke u thënë se Kaitlyn kishte humbur ndjenjat.

Fëmija u dërgua në qendrën shëndetësore të Navicent ku doktorët e shpallën të vdekur.

Analizat mjekësore tregojnë se Kaitlyn vdiq nga arresti kardiak prej anemise si shkak dytësor, tha agjenti special Ryan Hilton në gjykatë.

Autopsia përcaktoi se vdekja erdhi si pasojë e “dhimbjes të madhe prej neglizhencës mjekësore”.

Pas vdekjes së Kaitlyn hetuesit kontrolluan shtëpinë familjare dhe zbuluan se 12-vjeçarja ishte detyruar të jetonte në kushte të ndyra, me krimba e insekte që dilnin në çdo sipërfaqe.

Shtëpia përshkruhej gjithashtu si “e mbushur me një numër shumë të madh macesh”.

Shërbimet e fëmijëve në Georgia më parë kishin marrë dy fëmijë nga kujdestaria e prindërve të Kaitlyn prej kushteve të rënda sanitare të shtëpisë.

Një çift kishte ofruar të adoptointe vajzën por Yozviak e Horton ndryshuan mendje pasi fillimisht kishin pranuar të adoptohej.

Gjyshja e Kaitlyn, Anna Horton tha se kishte qenë e gatshme të kujdesej për famijën sikur shërbimet sociale të kishin ndërhyrë për ta hequr nga kujdestaria e prindërve .

Por megjithë diavantazhet e saj tragjikja Kaitlyn mësonte mirë në shkollë.

Mësuesja e saj Lelin Holt: “Ishte një vajzë aq e ëmbël, gjithmonë e respektueshme, asnjëherë nuk krijonte probleme”.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel