Izrael, numri i rasteve ditore me Covid-19 thyen rekord

01/10/2020 21:49

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se me 43 vdekjet e reja si pasojë e virusit numri i viktimave është rritur në 1.571 ndërsa me 8.919 rastet e reja ka arritur në 248.133 numri rasteve.

Pavarësisht karantinës në Izrael, në 24 orët e fundit janë regjistruar 8.919 raste të reja me koronavirusin çka është shënuar shifra më e lartë e rasteve ditore deri më tani.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se me 43 vdekjet e reja si pasojë e virusit numri i viktimave është rritur në 1.571 ndërsa me 8.919 rastet e reja ka arritur në 248.133.

Numri i rasteve të shënuara në 24 orët e fundit është shifra më e lartë e rasteve ditore deri më tani në vend që nga fillimi i pandemisë më 21 shkurt.

Bëhet e ditur se 810 persona nga të prekurit me COVID-19 janë në gjendje të rëndë ndërsa 177.752 të tjerë janë shëruar.

Numri i rasteve aktive tejkalon shifrën 68 mijë

Në vendin në të cilin është efektive vala e dytë e pandemisë, numri i rasteve aktive që ra nën 2.000 në muajin maj, me një rritje të fortë në javët e fundit ka arritur në 68.810.

Qeveria izraelite për të vendosur nën kontroll COVID-19 më 18 shtator mori vendimin për zbatimin e një karantine 3 javore.

Pas vazhdimit të rritjes së numrit të rasteve, kryeministri Benjamin Netanyahu dha sinjalin se karantina në fjalë mund të zgjatet.

Top Channel