“Është e mirë vetëm për seks!”/ Skandal në spital, punonjësit e personelit keqtrajtojnë pacienten që ndodhej në prag të vdekjes

01/10/2020 20:16

Një skandal është regjistruar në një spital në Kanada.

Një nga pjesëtarët e personelit të spitalit shfaqet duke tallur e fyer pacienten, e cila ishte në prag të vdekjes. Kryeministri i Quebec-it, Francois Legault e dënoi ashpër veprimin e punonjësit duke i cilësuar ato si të “papranueshme” dhe “raciste”.

Më tej shtoi se vdekja e Joyce Echaquan-it do të hetohet rreptësisht. Sipas raportimeve, punonjësi i spitalit është pezulluar nga puna, ndërsa rasti i regjistruar me të ndjerën Echaquan është rasti i fundit i një serie incidentesh që kanë ngritur pikëpyetjen në lidhje me racizmin sistematik që po përballen qytetarët autoktonë kanadezë.

Po çfarë ndodhi?

Echaquan, kishte shkuar në spitalin “Joliette”, në Motreal pasi prej disa ditësh vuante nga dhimbjet në stomak. Nëna e shtatë fëmijëve filmoi veten në shtratin e spitalit, duke bërtitur e kërkuar ndihmë. Ndërkohë një punonjës i personelit mjekësor dëgjohet duke iu drejtuar në frëngjisht asaj:

“Ju jeni budallenj si dreqi. Ajo është më mirë në marrëdhënie seksuale, më shumë se çdo tjetër”. Ndërkaq, Echaquan vdiq vetëm disa ditë pasi u shtrua në spital. Familjarët e saj janë shprehur për mediat kanadeze, se familjarja e tyre vuante prej kohësh nga problemet në zemër, e për t’ia qetësuar dhimbjet i jepnin morfinë.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel