Reforma, peng i koalicioneve/ Opozita: Të pyesim ODIHR, PS: Propozoni variantin sipas një modeli europian

01/10/2020 20:48

Formula e koalicioneve zgjedhore  mban peng dakortësinë politike për ligjin e ri zgjedhor.

Socialistët pranuan t’i drejtohen për mendim OSBE/ODIHR vetëm pasi PD-LSI të  propozonin zyrtarisht  një variant të shkruar për koalicionet, sipas një modeli europian.

Opozita jashtëparlamentare refuzoi të depozitojë një draft të ri, duke këmbëngulur në variantin e saj, i cili ruan formulën e koalicioneve me listë të përbërë.

Koalicionet nuk janë shqetësim për opozitën parlamentare, e cila kërcënoi me bojkot të Parlamentit nëse listat nuk hapen plotësisht.

Teksa kanë vetëm tri ditë kohë për të bindur dy opozita, socialistët duket se e kanë më të lehtë për të bërë për vete pakicën parlamentare, pasi mazhoranca është e  gatshme të negociojë vetëm pragun dhe hapjen e listave.

Top Channel