Rikthimi i Skënder Sherifit/ Botimi i librit të ri dhe nderimi me titullin “Mjeshtëri i Madh”

01/10/2020 20:59

Vjen rallë në Tiranë por gjithmonë e pëlqen qendrimin këtu. Kjo vizitë këtë herë e Skënder Sherifit ka dy arsye të mëdha.

Së pari marrjen e dekoratës Mjeshtri i Madh dhe po asjtu botimin e freskët të librit të tij Festivali i Pasioneve.

Pse ky nderim tani?

Nuk e di. Por për mua isbte docka e natyrshme të festoj një vepër që ja dhuroj Shqipërisë dhe Kosovës

Kërkon që poezinë e tij ta këndojë si muzikën “rap”. Aq sa ka besim se vetëm të rinjtë do e kuptojnë.

“Kam qenë në art para kohe. Por kjo rini me eksperiencën në botë do ta kuptojë e përqafojë botën time”.

Ju keni qenë djali i birësuar i Pierre Segersit. Si ka ndikuar tek ju?

Kjo periudhë parisiane ka qenë sa të kryej dy universitete. Me Pierre si baba shpirtëror që më përgatiste për takime të rëndësishme me Aragonin, Fernand Braudel.

Ju i përkisni të rinjve të revolucionit seksual. Bën difernenë me të rinjtë e sotëm?

Po. Sepse edhe ajo gjeneratë e atyre viteve 60, 70 kanë ndryshuar. Sot e ndiej veten mirë në një jetë më rutinore.

Top Channel