E shtunë, 06 Mars 2021
23:23
Messi bën njeriun asist, Barça fiton në Pamplona dhe ngjitet në vendin e dytë

Barcelona vijon ecurinë fantastike në kampionat, pasi arriti të triumfonte 0-2 në transfertën e Pamplonas ndaj Osasunas, duke regjistruar fitoren 11-të në 12 ndeshjet e fundit të La Ligas.

23:01
Humbën prindërit brenda një periudhe tepër të shkurtër, të rinjtë marrin surprizën e madhe nga Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska

Programi “Dua të të bëj të lumtur” solli në ekranet tona mbrëmjen e sotme një ndër historitë më prekëse. Kjo ishte historia e Anitës dhe Ilirit, motër e vëlla, të cilët jeta i kishte vendosur përballë shumë vështirësive të mëdha. Në studion e programit kishte ardhur kushërira e tyre, Albina e cila rrëfeu historinë e trishtë të dy të rinjve.

22:51
Juventusi triumfon me rikthim derbin e javës ndaj Lazios

Juventusi ka fituar ndaj Lazios me rezultat 3-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të në Serie A.

22:39
Turqia raporton 11.770 raste të reja me COVID-19

Turqia gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 11.770 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), përfshirë 702 pacientë simptomatikë, me çka numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me këtë virus në vend ka tejkaluar shifrën 2,76 milionë, transmeton Anadolu Agency (AA).

22:22
New York Times me artikull për Kosovën – Në një vend dominuar nga ish-rebelë, gratë gjejnë fuqinë në kutitë e votimit

Gazeta prestigjioze, The New York Times, ka publikuar një artikull për gratë e politikës kosovare, historitë e tyre nga lufta e fundit e zhvilluar në Kosovë si dhe numrin e ulëseve që ato arritën ta zënë nga votat e qytetarëve në zgjedhjet e 14 shkurtit.

22:06
Theu rrjetet sociale me lidhjen e saj me Beartin, Tea Trifoni flet për herë të parë publikisht rreth ngjarjes dhe marrëdhënien që ka me Andin

Programi “Dua të të bëj të lumtur” trajtoi mbrëmjen e sotme historinë e një gruaje e cila pas shtatzanisë kishte shtuar peshë.

22:02
Humbi dëshirën për të vazhduar jetën për shkak të peshës, gruas i jepet një mundësi e dytë për t’ia nisur nga e para

Obeziteti dhe mbipesha klasifikohen si sëmundja e shekullit të fundit, e cila po rrezikon shëndetin dhe mirëqenien e milionave njerëzve në mbarë botën.

21:55
Rreziku nuk është larguar/ Vendet europiane vazhdojnë të përballet me nivele të larta infeksioni

Një vit më parë, më 11 mars, Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli koronavirusin një pandemi globale.

21:45
Rrufetë ndriçojnë frikshëm vullkanin Sinabung, me re gjigande hiri 5km të lartë (fotot)

Disa imazhe të pabesueshme janë publikuar sot teksa rrufetë godisnin pranë malit të shpërthyer vullkanik të Sinabung në Indonezi.

21:41
Aktori Nicolas Cage martohet për herë të pestë me një vajzë 30 vite më të re, në dasmë edhe ish-gruaja

Nicolas Cage, 56 vjeç, është martuar për herë të pestë, këtë herë me të dashurën 26-vjeçare Riko Shibata në një ceremoni të vogël në Las Vegas, ku ish-gruaja dhe djali i tij u bashkuan në festime.

21:27
Tërmeti me magnitudë 4.2 godet Larisën në Greqi

Vazhdojnë lëkundjet e tokës në zonën e Elassona, Tyrnavos dhe qytetin e Larissa.

21:24
Doli në pension pas 42 vitesh mësimdhënie, mësuesi i matematikës merr surprizën e veçantë nga nxënësit e tij

Profesioni i mësuesit është një ndër profesionet më të vështirë i cili kërkon shumë përkushtim, por që ka një ndikim të madh në formimin e gjithësecilit prej nesh.

21:23
Australia bën ‘përjashtim koronavirusi’ për paradën LGBT me mijëra njerëz (fotot)

Mijëra njerëz u mblodhën sot në një stadium kriketi në Sydney për celebrimin e përvitshëm të njohur “Mardi Gras ‘gay e lesbikë’”, ku performaca kryesore u bë nga këngëtarja Rita Ora.

21:16
Në Itali, tre milionë raste të regjistruara me COVID-19, si dhe 99 mijë viktima

Italia ka raportuar 307 viktima si pasojë e coronavirusit të shtunën, ndryshe prej një dite më parë ku regjistroi 297 të tilla.

20:59
Video/ Ermal Meta para finales, flet shqip: Ju falenderoj shumë të gjithëve

Këngëtari shqiptar, Ermal Meta i cili kryeson listën e 10 këngëve më të mira në “Sanremo 2021”, në klasifikimin e përgjithshëm para finales me këngën “Un milione di cose da dirti”, ka dalë me një video mesazh para spektaklit.

20:41
SHBA/ Pronari merr peng qiraxhijtë e padëshiruar, i lidh e i hedh dhjetra km larg

Një pronar shtëpie në New York është akuzuar sot se ka marrë peng dy qiraxhinjtë e tij për t’i nxjerrë ‘personalisht’ nga shtëpia. Zhvillimi vjen në një kohë kur në New York është në fuqi ndalimi i nxjerrjeve nga shtëpia deri më 1 maj prej pandemisë se Covid-19.

20:38
Numër i ulët i të shëruarve nga Covid-19 në Maqedoni

Numër i ulët i të shëruarve është regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut.

20:11
Qindra krokodilë vrasës arratisen nga ferma e shumimit në Afrikën e Jugut (fotot)

Nuk është ende i qartë numri i saktë i zvarranikëve vrasës që janë larguar nga ferma masive e shumimit, por zyrtarët flisnin për shifra nga “100 deri në 1,000”

20:05
6 mijë paund gjobë udhëtarëve/ Nga e hëna, kush gënjen në aeroport edhe mund të arrestohet

Prej muajsh askush nuk lejohet të udhëtojë jashtë Britanisë, veçse për arsye të veçanta si për biznes, arsimim dhe arsye humanitare.

20:01
Minoritari i lindur në Himarë ndërton në USA një biznes që ngjason me një copëz nga Italia

Viron Rondo me origjinë shqiptaro-greke ka ndërtuar një prej bizneseve më të frekuentuar në Amerikë ”Viron Rondos Osteria”.

19:58
Sidrit Bejleri i këndon Vllaznisë/ Kënga himn për ringritjen e ekipit shkodran

Ekipi i Vllaznisë është një nga klubet më të ndjekur të futbollit ndër vite në historinë e këtij sporti në vendin tonë, vetëm futbolli në Shqipëri erdhi nga Shkodra ku u luajt për herë të parë e kjo shpjegon qartësisht dashurinë e madhe të atij populli për klubin e zemrës kuqeblu.

19:51
Ethet e listës së PS në zgjedhje/ Tre deputetë deklarojnë tërheqjen, për t’i hapur rrugën më të rinjve

Paraditja e të shtunës e gjeti KQZ-n në punë. Jo duke pritur dërguesit e listave të kandidatëve por duke testuar pajisjen dezinfektuese anti covid nga ku ata do të kalojnë mesnatën e të hënës.

19:44
Pandemia ktheu tregtinë, online/ Por tregu është jashtë kontrollit dhe shumica në ilegalitet

Pandemia Covid-19 nxiti së tepërmi përdorimin e tregtisë online në vend, një formë e të bërit biznes lehtësisht përmes rrjeteve të ndryshme sociale.

19:40
70% e ilaçeve, vetëm për covid/ Farmacistët thonë se ka kërkesë shumë të madhe për ilaçet kundër trombozave

Fluksi i punës i farmacistëve vijon të jetë i lartë edhe pas gati një viti të pandemisë covid19. Sipas tyre rreth 70% e pacientëve që paraqiten në farmaci janë me recetat e kurimit të sëmundjes sars-cov2.

19:40
Menaxheri i futbollit, 4 vite hetim dyshohej për pastrim parash, por prokuroria nuk faktoi dyshimet

Nën dyshimet se përmes merkatos së futbollit pastroheshin para dhe financohej terrorizmi, një sërë insitucionesh në vend përfshi dhe ndërkombëtarët që shkëmbyen për një kohë të gjatë të dhëna dhe informacione , lidhur me transfertat bankare që depozitoheshin në llogarinë e një menaxheri sporti, i mbajtur nën lupë për prirjet e tij fetare.

19:37
Prostitucion gjatë orës policore/ Gra dhe vajza në Durrës: Punojmë për të ushqyer familjen

Prostitucioni është një aktivitet i paligjshëm në Shqipëri.

19:35
Kosova pret vaksinat/ U premtua se mbërrijnë në mars, por ekspertët kanë ende dyshime

Me këtë deklaratë të bërë me gjashtë janar, Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti dha premtimin se Kosova do të siguroj dozat e para të vaksinës në muajin shkurt.

19:21
Fotot dramatike nga protesta e rezistencës ndaj grushtit të shtetit në Mianmar

Protestuesit në Mianmar po përballen me forcë fatale nga autoritetet e komanduara nga ushtria, që prej grushtit të shtetit më 1 shkurt.

19:17
Pasojat e përmbytjeve/ Llogariten dëmet që u shkaktuan në NënShkodër

Këto janë pasojat e me shumë se një muaji përmbytje në zonën e NënShkodrës në fshatin e Obotit.

18:51
Qindra suedezë protestojnë kundër masave për luftim të pandemisë

Qindra persona kanë protestuar të shtunën në Stokholm kundër masave të prezantuara për luftim të pandemisë së koronavirusit, duke shkelur kështu një rregull sa u përket tubimeve publike.

18:40
Foto/ Si do të dukeshin 7 pjesë të trupit të njeriut nëse do të ishin dizenjuar në mënyrë perfekte

Ne në të vërtetë përjetojmë dhimbje gjatë lindjes për shkak të mënyrës se si trupat tanë ndryshuan përmes evolucionit. Në fakt, u deshën rreth 6 milion vjet që njerëzit të arrijnë këtu ku jemi sot, megjithatë ndryshimet që kaluam nuk na bënë të përsosur dhe trupat tanë kanë disa defekte për të cilat mund të mos jeni në dijeni.

18:20
Kombinimi në trend i bluzave ‘oversize’ dhe çizmeve të gjata që ‘fiksoi’ të famshmit (Fotot)

Kush ka nevojë për pantallona kur mund të bësh bashkë këmishën tënde me përmasa të mëdha dhe një palë çizme të larta deri në kofshë? Shumë yje e kanë përsosur këtë trend ndër vite.

18:17
Vullkani islandez në prag shpërthimi shkaktoi 17,000 tërmete në një javë (foto)

Frikat po shtohen për një shpërthim madhor vulkanik në jugperëndim të Islandës, pas rritjes masive të aktivitetit sizmik.

18:08
Roveri i NASA-s në Mars. Perseverance fillon eksplorimin e sipërfaqes

Roveri i agjencisë hapësinore amerikane, Perseverancë, ka shpluhurosur rrotat e tij dhe ka nisur udhëtimin e parë të saj në tokën marsiane.

17:50
Flota ushtarake e Kinës/ Tani më e madhe se ajo e Shteteve të Bashkuara

Në 2018, presidenti kinez Xi Jinping, u fokusua si asnjëherë tjetër tek ushtria dhe u ngjit mbi një destrojer të ushtrisë në detin e Kinës së Jugut.

17:50
SHBA kritikon Kinën/ Dënon sulmin ndaj autonomisë së Hong Kongut

Shtetet e Bashkuara kanë dënuar vendimet e Kinës për të rregulluar sistemin elektoral të Hong Kongut dhe i kanë konsideruar ato si “sulm të drejtpërdrejtë” në autonominë dhe demokracinë e qytetit, duke u zotuar se do të veprojnë bashkë me aleatët kundër abuzimeve të të drejtave të njeriut nga ana e Kinës.

17:49
Lëndë organike zbulohet për herë të parë në sipërfaqen e një asteroidi (fotot)

Agjencia hapësinore japoneze JAXA ka konfirmuar së fundmi zbulimin e dy tipeve të lëndës organike në sipërfaqen e një asteroidi, për herë të parë në historinë e njerëzimit, çka mund të zbulojë sekretet e lindjes së jetës në tokë.

17:47
Vaksinat ruse dhe kineze/ Ministri francez: Rrezik për unitetin e bllokut

Një ministër i kabinetit francez u bëri thirrje vendeve të Bashkimit Evropian të mos i përdorin vaksinat ruse ose kineze për Covid 19, nëse ato nuk miratohen nga rregullatori i BE-së për barnat.

17:41
Preferenca për vaksinat/ Shtëpia e Bardhë: Të gjitha janë efikase e të padëmshme

Ekipi i Shtëpisë së Bardhë për reagimin ndaj Covid 19 tha se të gjitha vaksinat e miratuara kundër koronavirusit janë të efektshme dhe të parrezikshme dhe u bëri thirrje amerikanëve të bëjnë cilëndo vaksinë që u ofrohet në klinikën e tyre.

17:36
SHBA-ja mund ta arrijë imunitetin e tufës deri në verë

Ritmi i administrimit të vaksinave në SHBA vazhdon të përmirësohet në secilën ditë, duke e sjellë vendin më afër imunitetit të tufës.

17:35
Papa takon klerikun mysliman/ Diskutojnë për sigurinë e të krishterëve në Irak

Papa Françesku është takuar me një klerik të lartë shiit, në kuadër të një udhëtimi historik në Irak.

17:26
Dalai Lama merr dozën e pare/ Lideri shpirtëror i Tibetit bën apel: Merrni vaksinën!

Dalai Lama, lideri shpirtëror tibetian 85-vjeçar, ka marrë vaksinën e parë të koronavirusit të shtunën, në një spital në qytetin verior të Indisë, Dharamshala.

17:25
Zaev fton opozitën në qeveri

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev i ka ofruar opozitës pjesëmarrje në qeveri për të çuar përpara reformat, në veçanti departizimin e administratës dhe pavarësimin e sistemit gjyqësor.

17:22
Koronavirusi në Kosovë/ 592 raste pozitive dhe 6 humbje jete gjatë 24 orëve të fundit

593 qytetarë janë konfirmuar të infektuar me Covid 19 gjatë këtyre 24 orëve në Kosovë.

17:12
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 777 raste të reja dhe 21 humbje jetë në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjienën vetjake dhe vetë-izolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga Covid19.

17:11
Testet e Covid 19 në Gjermani shiten në supermarket/ Mbarohen rezervat brenda disa orësh

Një rrjet supermarketesh në Gjermani, filloi të shtunën shitjen e testeve të koronavirusit që mund të bëhen vetë, por brenda disa orësh, shumë prej dyqaneve raportuan se rezervat kishin mbaruar.

17:06
Konflikt për motive të dobëta në zonën e ish-bllokut, godet me tytën e pistoletës 39-vjeçarin

Një shtetas ende i paidentifikuar ka goditur me tytën e pistoletës 39-vjeçarin me iniciale E.Xh.

17:01
“Martesë e pagëzuar nga deti”/ Rama nga Brindizi: 7 marsi mësim solidariteti, (ndoshta dhe muze), politika mos të ketë frikë nga varkat

Kryeministri Edi Rama ishte në Brindizi aty ku në 7 mars 1991 zbarkuan 18 mijë shqiptarë dhe sot, siç tha ai 30 vjet më pas, shqiptarët janë qytetarë të respektuar falë kurajos, vullnetit, punës së tyre heroike.

16:59
Më në fund erdhi dita…New York-u rikthen kinemat

Adhuruesja e filmave, Cindy, ishte mes të parëve në dyert e kinemasë në Times Square ndërsa qyteti i New York-ut lejoi rihapjen e kinemave, një vit pas mbylljes së papritur të tyre për shkak të koronavirusit.

16:54
Marrëveshje në Senatin amerikan për paketën e ndihmës 1.9 trilionë dollarëshe

Udhëheqësit demokratë të Senatit dhe senatori i moderuar demokrat Joe Manchin arritën një marrëveshje të premten në mbrëmje lidhur me përfitimet shtesë në rast papunësie, duke i dhënë fund një ngërçi prej nëntë orësh që kishte bllokuar paketën e ndihmës ndaj pandemisë prej 1.9 trilionë dollarë.

16:30
Shtatë studentë të vdekur dhe pesë të plagosur nga shembja e parmakut të universitetit (pamje të rënda)

Të paktën shtatë studentë kanë vdekur dhe pesë u plagosën rëndë kur ranë nga shembja e parmakut të një korridori të katit të katërt në një ndërtesë universitare.

16:19
‘Hannah Montana’ më bëri të kem ‘krizë identiteti’/ Rrëfimi i Miley Cyrys për rolin e saj ikonik

Këngëtarja rrëfeu se ka përjetuar një krizë identiteti pasi luajti rolin e Hanah Montanas.

15:57
‘Ferri në tokë’/ Torturat brutale në burgun e Guantanamo përshkruhen nga ish-të burgosurit (fotot)

Lajmi që burgu famëkeq i Gjirit të Guantanamo do të mbyllet së shpejti është një lehtësim për shumë ish-të burgosur që ende kanë makthe nga koha e tyre atje.

15:48
Teknologjia, në qendër të zhvillimit të hapësirave publike në Tiranë, Veliaj: Pas Piramidës, po transformojmë bibliotekat në funksion të të rinjve

Teknologjia, e cila po zë vend gjithnjë e më shumë te gjenerata e të rinjve, është sot në qendër të zhvillimit të hapësirave publike në kryeqytet, veçanërisht bibliotekave, të cilat po transformohen gjithnjë e më shumë në funksion të teknologjisë.

15:34
Nuk iu bindën urdhrit për ndalim dhe goditën policët/ Arrestohen dy qytetarë në Skrapar

Dy shtetas janë arrestuar dhe një tjetër po hetohet në gjendje të lirë, pasi kundërshtuan me dhunë punonjësit e policisë.

15:27
Partizani në sfidën e radhës/ Ndeshja më e rëndësishme e superligës me Skënderbeun

Superliga do të rikthehet ditën e diel me tre ndeshjet e tre skuadrave të fundit të renditjes, që do të përballen me tre nga skuadrat që kanë objektiva madhore për këtë sezon.

15:22
Londër/ Prangosen 2 shqiptarë me 20 kg kokainë, vlera 1.6 mln stërlina

Dy shqiptarë janë arrestuar në Londër pasi iu kapën 20 kg kokainë me vlerë shitje në rrugë 1.6 milion stërlina si dhe £25,000 cash.

15:17
Një rrugë me emrin “Ali Mema”/ Rruga buzë liqenit të Farkës merr emrin e ish-trajnerit të Tiranës

Një nga rrugët më të bukura buzë liqenit të Farkës, parku i dytë më i madh i Tiranës, merr emrin e ikonës së klubit bardheblu dhe kombëtares së futbollit shqiptar, ish-futbollistit dhe trajnerit, Ali Mema.

15:11
Rama merr çmim në Puglia/ Nderohet nga Këshilli Rajonal me titullin e puljezëve

Ishte marsi i vitit  1991 vetëm pak muaj pasi Shqipëria kishte dalë nga kthetrat e komunizmit. Me mijëra shqiptarë mbushën portin e Durrësit për t’u drejtuar El-Dorados të tyre me emrin Itali,  përmes një eksodi me të gjitha tiparet e atij biblik.

15:11
Vrasja për borxhin 35 mijë euro/ Sot gjykata e Vlorës lë në burg Hansi Jonuzaj. Ende në kërkim dy miqtë e tij

Gjykata e Vlorës vlerësoi të ligjshëm arrestimin e 44-vjeçarit Hansi, apo Andi Jonuzaj u kapur nga policia si i dyshuar për vrasjen e 31-vjeçarit Taulant Gjika.

14:53
Ekskluzive/ Reme Lala tërhiqet nga kandidimi për deputete

Deputetja e PDIU-s në qarkun Dibër Reme Lala e cila pranoi të garojë në zgjedhjet e 25 Prillit nën siglën e PS ka dhënë dorëheqjen.

14:50
Gjueti e paligjshme në lagunë/ Greqi, dhjetëra flamingo të helmuara me plumb

Në një rrugë fshati që banorët vendas e kanë quajtur rruga e flamingove, Stavros Kalpakis, endet përgjatë Agios Mamas, një lagunë në Greqinë lindore, duke parë në horizont me dylbi.

14:44
Rikonstruktohet qendra shëndetësore në fshatin Rusan të Delvinës

Qendra shëndetësore në fshatin Rusan të Delvinës është rikonstruktuar.

14:31
“Sonte këndoj shumë vonë dhe do jesh në gjumë”/ Nipi se shikon dot, Ermal Meta debaton për radhën në Sanremo

Këngëtari shqiptar Ermal Meta ka debatuar mbrëmjen e djeshme me organizatorët e Festivalit të Sanremos, për shkak të radhës që i kishin lënë për të performuar.

14:26
Vaksina edhe në “darkweb”/ Shiten me çmim të ekzagjeruar, një dozë 1200 dollarë

Në atë që njihet si “darknet”, shiten edhe vaksina anticovid me çmim të ekzagjeruar.

14:16
“Forbes” i bën llogaritë…Harry dhe Meghan ‘xhep-shpuar’, ja sa para kanë

Pasuria e Harryt dhe Meghan Markle nuk është as përafërsisht e krahasueshme me atë të mbretëreshës së Anglisë.

14:03
Nga Pfizer tek Moderna…Kush po fiton miliarda me vaksinat anticovid

Ardhja e vaksinave premton rikthim në një jetë më normale dhe ka krijuar një treg global që vlen dhjetëra e miliarda dollarë në shitje vjetore për disa kompani farmaceutike.

14:01
“Pse ndihemi të lodhur-Të gjitha arsyet!”

Çfarë është Lodhja? Të gjithëve na ka ndodhur të ndihemi të lodhur. Lodhja është një fenomen që arrijmë ta ndjejmë mjaft shpesh në jetën tonë.

13:56
Xhaçka publikon pamjet e eksodit të shqiptarëve drejt Italisë: Komuniteti shqiptar në Itali është sot një histori suksesi

Ministrja e Jashtme,  Olta Xhaçka ka publikuar pamjet e eksodit të shqiptarëve drejt Italisë të ndodhur 30 vite më parë.

13:54
Sonte finalja e “Sanremo 2021″/ Këngëtari shqiptar, Ermal Meta pretendenti kryesor për të fituar

Këngëtari shqiptar, Ermal Meta kryeson listën e 10 këngëve më të mira në “Sanremo 2021”, në klasifikimin e përgjithshëm para finales.

13:42
Tapë në timon e vjedhje, 3 të arrestuar në Vlorë e Himarë

Tre persona janë arrestuar në Vlorë e Himarë ditën e sotme.

13:32
Dhunë fizike, plagosje, vjedhje dhe trafikim lëndësh narkotike, 5 të arrestuar në Tiranë

Një 63-vjeçae, me iniciale F.M. është arrestuar sot nga policia pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj djalit të tij.

13:26
Vizita në Itali, Rama merr dhuratën e veçantë nga kryebashkiaku i Barit

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës në Pulia me rastin e 30 vjetorit të eksodit të shqiptarëve drejt vendit fqinj, u mikprit nga kreu i Bashkisë së Barit, Antonio Decaro.

13:23
Kamioni përplasi 65-vjeçarin, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore/ Arrestohet shoferi

Mbrëmjen e djeshme, një 65-vjeçar që po lëvizte me biçikletë në autostradën Durrrës-Tiranë është përplasur nga kamion.

13:20
Gjiknuri takim me votuesit për herë të parë në Vlorë

Rëndësia e pjesëmarrjes masive në zgjedhjet e 25 Prillit ishte në qendër të bashkëbisedimit që drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri organizoi me një grup votuesish për herë të parë.

13:07
Tregti lëndësh narkotike në Gramsh, 5 të arrestuar

5 qytetarë janë arrestuar në qytetin e Gramshit , ndërkohë që policia ka gjetur në banesën e njërit prej tyre 33 kilogram lëndë narkotike kanabis.

12:56
Kjo fotografe bëri bashkë vajzat me tipare të veçanta dhe kafshët/ Fotot mahnitëse që tregojnë lidhjen e ngushtë mes njerëzve dhe kafshëve

Anastasiya Dobrovolskaya është një fotografe portretesh që tregon njerëzit dhe kafshët në një mënyrë shumë të ndjeshme.

12:45
Rruga buzë liqenit të Farkës merr emrin e futbollistit legjendar të Tiranës Ali Mema, Veliaj: Tirons i mirë, lojtar dhe trajner i shkëlqyer

Një nga rrugët më të bukura buzë liqenit të Farkës, parku i dytë më i madh i Tiranës, merr emrin e ikonës së klubit bardheblu dhe kombëtares së futbollit shqiptar, ish-futbollistit dhe trajnerit, Ali Mema.

12:42
Pasi piu birra me shokun, kapërceu murin e ambasadës ruse/ Alkooli e ‘shpëton’, 29-vjeçari lihet i lirë

Një i ri që hyri ne ambasadën ruse i dehur, shpëtoi nga hetimet pikërisht për këtë fakt.

12:31
Rrjeta “merimangash” prej telave/ Problemi në pallatet e Durrësit

Në Durrësit rrjetat e telave merimangë i ndesh ngado, po së fundmi banorët janë të shqetësuar pasi kompanitë që po riparojnë fasadat e pallateve të dëmtuara nga tërmeti nuk po i kthejnë ato as në gjendjen e mëparshme.

12:27
Elbasan, festë e vakët/ Pandemia edhe këtë vit do ta lerë qytetin pa Ditë Vere

Në prag të Ditës së Verës duket se vetëm natyra po bëhet gati në Elbasan.

12:23
Lumi Drino po gërryen tokat/ Rrëmben sipërfaqe të mëdha për shkak të mosmirëmbajtjes

Lugina buzë lumit Drino, një territor prej dhjetëra hektarësh përballë Gjirokastrës i është kthyer me vendim të agjencisë së kthimit të pronave dy familjeve historike të Gjirokastrës.

12:13
Turqishtja nëpër shkolla/ Do të futet si lëndë me zgjedhje për nxënësit e 9-vjeçares

Turqishtja do të futet si lëndë mësimore në shkollat 9-vjeçare.

12:08
Rikonstruktimi i ndërtesave në Durrës/ Banorët: Vetëm sa lyejnë muret, na mbyti lagështia

Banorët, të cilëve iu janë dëmtuar banesat dhe ambientet e përbashkëta nga tërmeti i 26 nëntorit ankohen se procesi i rindërtimit po bëhet në mënyrë të pjesshme.

11:53
Protesta të dhunshme në Athinë/ Arrestohet djali i terroristit, Dhimitris Kufodinas

Anarkistët dhe grupimet në mbrojtje të të drejtave të njeriut, u përleshën me policinë mesditën e së shtunës në Athinë, gjatë një proteste në mbështetje të grevës së urisë të terroristit Dhimitris Kufodinas. 

11:49
Ethet e listës socialiste deri të hënën ora 18:00

Të hënën 8 Mars në 18:00, në selinë e PS do të mbahet takimi i Kryesisë së PS.

11:47
Akuzohet për vrasjen e Tauland Beqirajt, burg për Hansi Jonuzajn

Gjykata vendosi masën Arrest me burg për Hansi Jonuzajn, i akuzuar për vrasjen e Taukand Beqirajt mesditën e 3 marsit.

11:23
Vrasja e Tauland Beqirajt/ Del para gjykatës Hansi Jonuzaj nën masa të rrepta sigurie

Nën masa të rrepta sigurie është paraqitur në gjykatë Hansi Jonuzi i cili është një nga personat e dyshuar për vrasjen e 31 vjeçarit Tauland Beqiraj.

11:16
Aksidenti i rëndë në aksin Peqin-Rrogozhinë, shkon në tre numri i viktimave

Drejtuesi i makinës “Benz”, Bajram Koni ka ndërruar jetë në spitalin e Durrësit nga aksidenti i ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Peqin-Rrogozhinë.

10:40
Vizita e Ramës në Pulia, Emiliano: Tirana dukej si një qytet i dalë nga lufta, ndryshimet janë me të vërtetë emocionuese

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Pulia të Italisë me rastin e 30-vjetorit të eksodit të shqiptarëve drejt vendit fqinj, ku po zhvillon një konferencë me  ministrin e Jashtëm Italian, Luigi Di Maio dhe  kreun e Rajonit të Pulias, Michele Emiliano.

10:40
Di Maio nga Pulia: BE të mos e quajë veten të bashkuar nëse Shqipëria është jashtë saj

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Pulia të Italisë me rastin e 30-vjetorit të eksodit të shqiptarëve drejt vendit fqinj, ku po zhvillon një konferencë me  ministrin e Jashtëm Italian, Luigi Di Maio dhe  kreun e Rajonit të Pulias, Michele Emiliano.

10:30
Rama nga Pulia: Italia është avokatja në çdo tryezë që Shqipëria është nën akuzë

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Pulia të Italisë me rastin e 30-vjetorit të eksodit të shqiptarëve drejt vendit fqinj.

10:15
Kosovë/ 48 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës po trajtohen 48 pacientë të infektuar me koronavirus.

10:03
30-vjetori i eksodit të shqiptarëve/ Rama merr çmimin “Rrënja e Pulias”, kryeministri: Italia është engjëlli mbrojtës i Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Pulia të Italisë me rastin e 30-vjetorit të eksodit të shqiptarëve drejt vendit fqinj.

09:26
Tragjedi në familjen nga Rubiku, ndërrojnë jetë nga COVID prindërit dhe djali

Tragjedi familjare ka ndodhur në një familje nga Rubiku, ku kanë ndërruar jetë prindërit dhe djali nga COVID-19.

09:19
Dita e dytë e Epopesë nis me homazhe pranë shtatores së Adem Jasharit në Skenderaj

Dita e dytë e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka nisur me homazhe pranë shtatores së komandanit legjendar Adem Jashari në Skenderaj.

09:17
8880 raste aktive me COVID në Kosovë

Numri në rritje i rasteve ditore me COVID-19 ka bërë që të ketë edhe rritje të numri të rasteve aktive nga dita në ditë në Kosovë.

08:48
Aksidenti i rëndë në Rrogozhinë/ Shkon në dy numri i viktimave, ndërron jetë pasagjerja

Nga aksidenti i rëndë i ndodhur ditën e sotme në aksin Rrogozhinë-Peqin ka ndërruar jetë pasagjerja Merushe Koni.

08:37
Maas: Diskutimet për ndryshimin a zhvendosjen e kufijve nuk na çojnë përpara

Ministria gjermane e Punëve të Jashtme po zhvillon gjatë tre muajve të parë të vitit një sërë takimesh virtuale dhe fizike me kolegë nga Ballkani Perëndimor.

08:22
Testet vetjake kundër koronavirusit dhe dallimet

Testet për Covid-19 synojnë të shoqërojnë hapat e parë lehtësues, testet vetjake dhe testet e shpejta. Testet vetjake për përdorim në shtëpi janë miratuar në Gjermani që nga java e kaluar.