Paraqitja e Portugalisë kundër Francës, Dalot: Ëndrra ime u bë realitet

24/06/2021 17:08

Diogo Dalot u ka dërguar një mesazh tifozëve portugezë pas debutimit me Kombëtaren e Portugalisë, në barazimin 2:2 mbrëmë kundër Francës.

Mbrojtësi i krahut të djathtë i Manchester United bëri paraqitjen e parë, ku hyri në pjesë të dytë si zëvendësues i Nelson Semedos.

“23.06.2021. Sot, këtë ditë do ta mbaj në mend si ditën që njëra nga ëndrrat e mija u bë realitet”, shkruan Dalot në Twitter.

“Çfarë nderi i madh është të paraqitem për shtetin tim, në finale të një Evropiani, dhe në fazën e grupeve”, shton ai.

Dalot u paraqit me Portugalinë U21, me të cilën arriti deri në finale të Kampionatit Evropian, duke e humbur nga Gjermania me rezultat minimal 1:0.

Ndërsa, ai u promovua në skuadrën kryesore të Kombëtares së Portugalisë si zëvendësim i yllit të Manchester Cityt, Joao Cancelo.

Top Channel