Linda ka dhënë një mesazh për të gjithë këtë puntatë të Për’Puthen +40.

Ajo tha se është e trishtuar për popullin shqiptar sepse janë shumë shumë racistë.

Konkurrentja tregoi në studio se ka marrë komente negative dhe mesazhe ku e ofendonin xhuxhe.

Samiu: Linda në këtë takim më qetësoi, deri diku kam filluar ta njoh dhe doja të dilja nga ajo e përditshmja që në një moment e ndjej që ndjej me të të kërcej dhe kërcej me atë, nuk më intereson askush aty afër kur jam aty.

Linda: E kam kthyer në kontekst komik kur për disa të tjerë mund të jetë ofenduese, kam marrë komente ofenduese. Jam shumë  e trishtuar që jemi një popull racist. Fjala më klasike xhuxhe. Mesazhi që doja të çoja është se për të rinjtë t’i kalojnë me sportivitet, të kenë më shumë vetëbesim dhe vetëvlerësim. Nuk është korrekte.

Samiu: Duhet ta dinë se jemi njerëz me mish.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel