Projekti i Erdogan dëmton natyrën e fshatit Gurdere, banorët ngrihen në protestë

24/06/2021 22:05

Në qytetin verilindor turk Ikizdere, fusha të harlisura, të dendura pyjore dhe çaji jeshil shtrihen në shpatet e një lugine idilike, një pjesë e parajsës së natyrës pranë shtëpisë së presidentit turk Erdogan.

Por së shpejti do të zhduket pasi një kompani në bashkëpunim me qeverinë ka në plan të nxjerrë 20 milionë ton gurë. Vendasit po sfidojnë një nga projektet më të fundit të zhvillimit të Erdogan duke u ngritur në protestë.

Kritikët argumentojnë se Turqia po sakrifikon mjedisin ndërsa po zhvillohet. Banorët e fshatit Gurdere në provincën Rize protestojnë kundër gurores së planifikuar në luginën Iskencedere që prej fundit të prillit.

Por guvernatori i Rizës lëshoi ​​dy ndalime 15-ditore për protesta në maj dhe qershor, pas grindjeve midis forcave të sigurisë dhe grave të moshuara.

 

Top Channel