Shqipëria drejt BE-së, Komisioni Europian gati të japë mbështetjen për anëtarësimin në 2027 Vlora Hyseni, e cila prej më shumë se 3 vitesh ishte në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror, u vu nën masë sigurie nga Gjykata e Posaçme, e dyshuar për 2 vepra penale, atë të përkrahjes së autorit të krimit dhe zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete.
Hetimi është pjesë e një procedimi të nisur më herët dhe masat ndaj Hysenit u bënë publike ndërsa ajo ndodhej në Baku, në një vizitë pune. Por për ekspertët e sigurisë, SPAK duhej të gjente një mënyrë tjetër institucionale për të garantuar njëkohësisht hetimin dhe mbrojtjen e reputacionit të shërbimit.
“Nuk do isha dakord për një mënyrë veprimi të tillë për sa i përket reputacionit të shërbimit. Janë probleme të mprehta. Një mënyrë tjetër zgjidhjeje do të ishte t’i kërkohej dorëheqja. Pavarësisht situatës, kjo ngjarje nuk e eklipson punën e shërbimit. Vlora Hyseni, në krye të këtij shërbimi, ka marrë vlerësime nga ndërkombëtarët”, tha eksperti i çështjeve të sigurisë Xhavit Shala.
Akuzat për nxjerrje të të dhënave sekrete janë veçanërisht sensitive. Por deri në këtë fazë bëhet fjalë për dyshime të hetimit dhe jo për një konstatim përfundimtar fajësie. Për këtë arsye, sipas ekspertit të sigurisë, nuk duhet bërë automatikisht një lidhje mes hetimit ndaj drejtueses dhe funksionimit të gjithë shërbimit.
“Nuk mendoj se janë shitur informacione që cenojnë sigurinë kombëtare. Jo për ta thjeshtëzuar, por mendoj se është një përzierje mes raporteve personale dhe emocionale me funksionin”, tha eksperti i çështjeve të sigurisë Xhavit Shala.
Ndërkohë, ekspozimi i një drejtuesi të SHISH nën një masë sigurie për akuza që përfshijnë edhe sekretin shtetëror sjell në mënyrë të pashmangshme një tjetër nevojë: qartësimin e partnerëve ndërkombëtarë dhe garantimin se mekanizmat e sigurisë vazhdojnë të funksionojnë pa cenuar besimin reciprok.
“Ka nevojë për një hetim të brendshëm të institucionit dhe të sqarohen partnerët, është shumë e rëndësishme që partnerët të mbeten të sqaruar. Jemi anëtarë të NATO-s”, tha eksperti i çështjeve të sigurisë Xhavit Shala.
Tashmë hetimi do të sqarojë përgjegjësitë konkrete të Vlora Hysenit dhe sidomos urgjencën për masën e arrestit shtëpiak. Ndërsa SHISH të vijojë funksionimin e tij dhe bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë me një drejtues të ri të komanduar.
Top Channel