“Vlora Hyseni u takua me agjent rus në Baku”, Milaim Zeka në “Shqipëria Live”: Ultimatumi i SHBA kërkoi arrest

23/09/2026 13:37

Arrestimi i shpejtë i drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni, ka hapur një sërë pikëpyetjesh që shkojnë përtej vetë dosjes së SPAK-ut. Në momentin kur ndaj saj u vendos masa e ‘arrestit në shtëpi’, Hyseni ndodhej në Baku, në një takim me drejtues të shërbimeve informative nga vende të ndryshme.

Në një intervistë për “Shqipëria Live”, Milaim Zeka ngre pikërisht këtë pistë: takimet e Vlora Hysenit në Baku dhe kontaktet që, sipas tij, janë përsëritur edhe në Emiratet e Bashkuara, Hungari dhe Turqi.

“Arsyeja se pse u arrestua kaq shpejt është pikërisht se erdhën sinjale dhe presion nga Uashingtoni për takimet e Vlora Hysenit që kishte në Baku me shërbimet rus dhe serb. Unë kam bërë një shkrim të shkurtër cili është takimi 2+1 i Vlora Hysenit. Dhe me të njëjtit njerëz është takuar edhe në Emiratet e Bashkuara, edhe në Hungari dhe në Turqi”, tha Zeka.

I pyetur nga Sidorela Gjoni ‘Pse është takuar me agjentë rus Vlora Hyseni në Baku dhe a kishin informacione SHBA-të për këtë, prandaj kërkuan arrestimin?’, gazetari u përgjigj:

“Kanë informacion të cilin zbarkimi aq i urgjent i amerikanëve në Tiranë dhe u drejtpërdrejt SPAK-u”.

Ndërsa pyetjes ‘pse u takua me rusët Vlora Hyseni në Baku’, gazetari u shpreh se ‘atë informacion shumë konfidencial e dinë amerikanët dhe e kanë përcjellë te SPAK’.

Top Channel