Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Kripës, në autostradën Levan -Vlorë. Dy makina janë përplasur dhe deri tani raportohet se ka humbur jetën një i mitur.

I mituri i pajetë është mundur të nxirret nga makina dhe është dërguar në morgun e spitalit të qytetit, ndërsa grupet e shpëtimit janë duke vijuar punën për nxjerrjen e personave të tjerë nga makina.

Mësohet se edhe personat e tjerë që ishin në makinë kanë ndërruar jetë.

Sikurse shihet edhe nga pamjet ambulanca dhe policia kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe janë duke punuar për nxjerrjen e trupave dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel