Mbretëreshë Maxima e Holandës habit me fustanin e thurur në Muzeumin e Filmit në Amsterdam (fotot)

24/06/2021 20:36

Mbretëresha e Holandës dha sot një shfaqje stili gjatë një vizite në një mueum të kryeqytetit Amsterdam.

50 vjeçarja Maxima kishte zgjedhur një fustan të tejdekoruar ngjyrë mjalti, teksa vizitonte ‘Eye Filmmuseum’, ku mësoi për ekzibicionet dhe programet edukaive të institucionit.

Teksa dukej në formë të kuruar sportive Maxima shoqëronte ngjyrat e fustanit të saj me ato të kapeles dhe dorezave.

Muzeumi sapo ka hapu platformën e tij ‘online’ Eye Film Player për shfaqjen e koleksionti të filmave të tij në stacionet, sheshe deh qenddra tergtare në të gjithë Holandën për dy vjet.

Fustani i Maxima përvec sfondit ngjyrë floriri kishte dekorime të shumta të kuqe, blu e rozë, të shoqëruara me dantella në mëngët dhe belin.

E përgatiur për gjithçka, mbretëresha mbante aksesorët e shoqerimit ku përfshihej dhe një shall i holle, në rast puhie teksa Holanda nuk është përfshirë ende nga vala e të nxehtit.

Nëna e tre fëmijëve mbante gjithashtu bixhuteri floriri me vathë në formë pikë uji dhe byrzylykë të artë në kyce.

Flokët e saj biondë ishin rregulluar me stil nën kapelën e diellit.

FOTO GALERI
1/5
Mbretëresha e Holandës dha sot një shfaqje stili gjatë një vizite në një mueum të kryeqytetit Amsterdam.

Top Channel