Shqiptarët duket se gjithmonë do të duhet të paguajnë më shtrenjtë kur udhëtojnë jashtë.

Këtë radhë jo vetëm biletat e avionit por edhe tamponi për covid i cili  është i detyrueshëm dhe kushton jo pak por 6500 lekë tek laboratorët e licensuar nga ministria e shëndetësisë për covid dhe 35 euro  nëse e kryen në një laborator privat  pranë aeroportit.

Ndonëse shumë shtete njohin edhe rapid testin për covid , në laboratorët e certifikuar për covid , testi i shpejtë për udhëtime  nuk mund të  kryhet, pasi nuk i lejon Ministria e Shëndetësisë duke rënduar në këtë mënyrë xhepat e qytetarëve shqiptarë.

Shumë shtete të Europës nuk kërkojnë detyrimisht tampon pcr, por njohin edhe rezultatin e testit të shpejtë i  cili ka një kosto shumë më të ulët   se tamponi pcr.

Por duke mos lejuar kryerjen e testit të shpejtë në laboratorët  e licensuar për covid , ministria e shëndetësisë nuk ka bërë gjë tjetër veçse t’i hapë rrugë klinikave të tjera  ta ofrojnë atë në mënyrë të jashtëligjshme ,ose në rastin më të keq për të mos paguar qytetarët, kanë gjetur rrugë edhe për t’i falsifikuar .

Top Channel