‘Më ktheni jetën time’/ Britney Spears dënon ‘patronazhin ligjor’ të të atit në gjyq (fotot)

24/06/2021 19:20

Ylli amerikan i muzikës ‘pop’ Britney Spears ka nisur një sulm të ashpër ndaj patronazhit ligjor që babai i saj ka mbi të prej 13 vjetësh, duke folur hapur dje në gjyq mbi kufizimet që ai ka vendosur, si marrjen e detyruar të mjekimeve dhe ndalimit të lindjes së fëmijëve.

Spears thotë se është traumatizuar dhe qan çdo ditë, teksa i kërkonte gjyaktësit të Los Angeles: “Dua t’më ktheni jetën time”.

39 vjecarja Spears shtonte se i është mohuar e drejta për të pasur fëmijë dhe detyrohet të marrë mjekime psikike kundër dëshirës së saj, që kur babai i saj fitoi të drejtën mbi të gjitha çëshjet personale me urdhër gjykate në vitin 2008.

Urdhri u dha pasi ylli i muzikës u shtrua në sptail për probleme të shëndetit mendor dhe prej atëherë është zgjatur vazhdimisht.

Spears foli dje për herë të parë për çështjen e saj teksa gjyaktësja e Los Angeles, Brenda Penny e falenderoi për fjalët e “guximshme”.

Zhvillimi vjen pas spekulimeve të shumta për situatën e këngëtares dhe mbështetjes së gjerë të fansave të saj që kanë bërë peticione për çlirimin e saj nga tutela e të atit.

Në fjalimin e Spears prej më shumë se 20 minutash ajo tha se kërkonte fundin e patronazhit ligjor që përshkruante si “turpërues e përulës”.

“Kam mohuar veten, kam qenë në shok dhe e traumatizuar. Nuk jam e lumtur, nuk mund të fle, Jam në depresion dhe qaj çdo ditë”.

Spears, nënë e dy fëmijëve, tha se dëshiron të martohet me të dashurin e saj dhe të lindë një tjetër fëmijë, por patronazhi ligjor nuk e lejon ta bëjë këtë. Ajo akuzon kujdestarin e saj se nuk e lejon të ndalojë tabletat kontraceptive në mënyrë që të mbetet shtatzënë.

“Ndjehem si e marrë peng nga një bandë dhe e vetmuar nga ndihma e të tjerëve. Unë meritoj të drejta të njejta me të gjithë njerëzit, të kem një fëmijë, të kem familje, të gjitha gjërat si këto”.

Spears tha më tej se ishte detyruar nga grupi menaxhues të bënte të bënte turne muzikor.

Ajo shton se i jepet me detyrim mjekimi litium, për crregullimin bipolar, që e bën të ndjehet e dehur dhe e paaftë të bisedojë.

Spears tha se kujdestaria i bënte dëm dhe jo të mira dhe se më parë nuk e dinte se mund të apelonte për të kërkuar fundin e marrëveshjes ligjore.

Detajet e plota të urdhrit të patronazhit të të atit nuk janë berë publike por deri tani Spears ka ruajtur njëfarë karriere publike duke punaur si gjykatëse talentesh në programin X-Factor në Las Vegas.

Një avokat i babai të saj, Jamie Spears, tha se ai është trazuar nga akuzat e bëra në gjykatë nga këngëtarja.

“Atij i vjen keq që vajza e tij po vuan në këtë mënyrë, por zoti Spears e do shumë vajzën e tij,” thuhej në një deklaratë të shkruar.

Spears ka thënë se babai i saj “adhuron të kontrollojë lëndimin ndaj të bijës 100,000%”.

Ndërkohë dhjetra fansa të këngëtares ishin mbledhur para gjyaktës me pankarta ku shkruhej “Çlironi Britney tani!” e “Dilni nga jeta e Britney!”

Top Channel