Udhëtimet nga Tirana/ TIA njofton pasagjerët se çfarë testesh mund të kryejnë në aeroportin e Rinasit

25/06/2021 10:23

Teksa pandemia e Covid-19 vijon të jetë prezente, por me shifra shumë më të ulëta se më parë, Tirana International Airport njofton se çfarë testesh mund të bëjnë pasagjerët në aeroportin e Rinasit para udhëtimit.

Atje ofrohet që të kryhet tamponi PCR, por jo testi antigen. Ndërkohë BE hoqi kufizimet për Shqipërinë duke hapur dyert për turistët, pas më shumë se një vit pandemie. Qytetarët shqiptarë lejohen të hyjnë për udhëtime jo të domosdoshme në hapësirën e përbashkët.

“Në vëmendje të pasagjerëve që janë të interesuar për të kryer tamponin PCR para udhëtimit, risjellim në kujdesin e vëmendjes suaj, që tamponi PCR mund të kryhet në aeroport dhe në çdo institucion tjetër të licensuar mjekësor. Antigeni, testi tjetër nuk kryhet në aeroport. Ju falenderojmë për bashkëpunimin”, njofton TIA në Facebook.

Top Channel