“Kërcet” tenxherja pas dasmës, dhëndri dhe nusja përfundojnë në spital

25/06/2021 10:43

Një debat ka nisur mes një çifti të sapomartuar në Kretë, Greqi gjatë mbrëmjes të së enjtes.

Gjithçka ndodhi në Meskla, Chania, kur disa orë pas dasmës , kur dhëndri dhe nusja, të dy 35 vjeç nisën të debatonin. Por konflikti i tyre agravoi deri në përdorimin e enëve të kuzhinës si tenxhere apo lugë, shkruajnë mediat greke.

Të dy përfunduan të plagosur në Spitalin e Chania ndërsa aktualisht janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Top Channel