Ka shkuar në 4 numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e përplasjes së dy makinave në aksin Fier-Vlorë. Mësohet se viktimat janë dy të rritur dhe dy fëmijë, pjesë e një familjeje.

Ndërkohë mësohet se edhe tre personat që ndodheshin në makinën tip “Audi”, janë nxjerrë nga makina dhe janë shoqëruar në spital, por gjendja e tyre shëndetësore raportohet e rëndë.

Makina tip “Toyota” ku ndodheshin katër anëtarët e një familjeje ishte me targa greke. Aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 08:23, të mëngjesit, por ende nuk dihen shkaqet e tij.

“Si pasojë e aksidentit kanë ndërruar jetë 4 personat që udhëtonin me mjetin “Toyota”, shtetasit E. G., 44 vjeç, S. G., 33 vjeçe, A. G., 14 vjeçe dhe E. G., 9 vjeçe. Ndërkohë, në spitalin e Vlorës po marrin mjekim 3 shtetasit që udhëtonin me mjetin “Audi”, I. M., F. L dhe G. S., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën“, njofton policia.

Top Channel