Udhëtim pa karantinë/ Britanikët me dy doza mund të shmangin karantinën në fund të verës

25/06/2021 12:19

Britanikët me dy doza vaksinash do mund të kthehen pa pasur nevojë të karantinohen nga vendet e ‘listës së berdhë’, ku bën pjesë e gjithë Evropa kontinentale, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën, me përjashtim të ishujve Baleare në Mesdhe si Majorka, Minorka e Ibiza, por kjo do ndodhë më vonë gjatë verës, ka deklaruara Ministri britanik i Transportit.

E përkthyer ndryshe, kushdo shqiptar që do shkojë me pushime në atdhe, kur të kthehet nga pushimet, gjasat janë që gjatë gushtit e më pas nuk do të karantinohet për dhjetë ditë, siç është momentalisht.

Kjo do të saktësohet nga mesi i korrikut. Thënë ndryshe, nëse një familje shqiptare do shkonte me pushime në atdhe ose gjetkë në vendet e listës së verdhë, nuk do të duhet të karantinohet më për 10 ditë, ndërkohë që do ketë përditësime për fëmijët e pavaksinuar që udhëtojnë me të rritur të vaksinuar me dy doza.

Britania ka shtuar ne listen e saj te gjelbër disa ishuj te Mesdheut dhe Karaibeve, por sipas përfaqësuesve te industries se turizmit dhe aviacionit civil dhe opozitës laburistë, kjo është kaotike.

Edhe pse Britania dhe qeveria e Boris Johnson ka arritur nje sukses fenomenal vaksinimi ku 80 për qind e popullsisë është vaksinuar me një doze dhe 60 për qind me dy doza mbetet e paqarte dhe i palogjikshëm pretendimi i qeverise se hapja do ndodh duke u bazuar ne te dhënat e përhapjes se koronavirusit ne vende te ndryshme, ndërkohe qe shume vende te Ballkanit si Shqipëria apo Kosova nuk regjistrojnë vdekje prej javësh dhe numër mjafte te ulet infektimesh, ndërkohe qe futet ne listen e gjelbër nje ishull ne Mesdhe, Ibiza.

Nuk kane munguar kritikat se politika e hapjes duket se behet qe britaniket te kalojnë pushimet ne Britani per te ndihmuar ekonominë dhe turizmin vendas se sa ate te destinacioneve turistike. Mbi 500 për qind ka qene xhiroja e shume bizneseve turistike ne qytetet bregdetare angleze gjate javëve te fundit pas një periudhe me mot mjaft te ngrohte.

Top Channel