Çfarë ‘kërkuan’ deputetët në ikje, në seancën e parafundit e Kuvendit

24/06/2021 18:13

Muslim Murrizi do të jetë njëri prej atyre që nuk do të jetë pjesë e parlamentit të ardhshëm duke lënë një vakum me fjalimet e drejtëpërdrejta, batutat e forta dhe retorikën e të folurit me gjuhën e popullit.

Edhe Kostaq Papa nuk do të jetë në parlamentin e ardhshëm. Në të tilla kushte seancën e parafundit e përdori për të zgjidhur një problem personal.

Papa: Më morët rininë më morën shtëpinë tani pas 50 vitesh më ktheni shtëpinë.

Socialistja Mimi Kodheli, iu drejtua parlamentit me një fjalë lamtumire plot falenderime, pasi edhe ajo nuk mundi të zgjidhej deputete e vijuar rrugëtimin parlamentar.

Top Channel